ZVICËR - Shërbimi postar në Zvicër ka dërguar aksidentalisht kartolina urimi për njerëzit që kanë vdekur.
Kartolinat u dërguan në shtëpitë e atyre personave të cilët kishin blerë apartament të ri dhe kartolina përfshinte një mesazh urimi, por duke qenë se askush nuk mund t'i lexonte, ato u pritën nga të afërmit e personave që kishin vdekur.
Një kartolinë të tillë mori edhe prezantuesi i një programi radiofonik zvicerian.
Kartolina në fakt ishte për babain e tij, i cili kishte ndërruar jetë kohët e fundit. Prezantuesi e cilësoi këtë incident si 'të dhimbshme'.
Sipas zëdhënësit të Postës zviceriane, incidenti ndodhi për shkak të një gabimi në sistemin e ri kompjuterik.
Posta zviceriane mori masa të menjëhershme për të shmangur raste të tilla dhe kërkoi falje për familjet që u përfshinë në këtë incident të sikletshëm.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com