Në një kohë që Evropa shërben si destinacion ideal për emigrantët e vendeve të treta, mijëra qytetarëve të BE-së iu refuzua hyrja në kufirin e Mbretërisë së Bashkuar në tre muajt e parë të 2021, duke përfaqësuar një rritje të madhe të rasteve pavarësisht rënies së udhëtimeve për shkak të pandemisë.

Rreth 3,294 shtetas të BE u ndaluan nga hyrja në MB në tremujorin e parë të 2021, sipas të dhënave të botuara nga qeveria britanike.

Shifra përfaqëson një rritje shumë më të madhe se tremujori i vitit të kaluar, kur më pak se 500 shtetas të BE-së iu refuzua hyrjen, pavarësisht se nivelet e udhëtimit ishin dukshëm më të larta.

Ekspertët e kanë lidhur atë me Brexit por që mund të kenë ndikuar edhe kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë.  Rregullat pas Brexit lejojnë që qytetarët e BE-së të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar pa vizë, Marley Morris, megjithatë fakti se përditë e më shumë po kthehen persona nga Mbretëria e Bashkuar është një shenjë e hershme  e përfundimit të lëvizjes së lirë".

Në bazë të të dhënave më shumë se 2,000 ishin nga Rumania, edhe pse nuk është ende e qartë se përse ka ndodhur një gjë e tillë.

Ekspertët deklarojnë se refuzimet me shumë gjasë do të vazhdojnë deri sa të dyja palët të adoptohen me këtë sistem të ri.

Shtetasit e BE dhe zyrtarët e kufijve të MB duhet të përshtaten me rregullat e reja dhe fillimet nuk duken ende shumë të lehta".