Papa Françesku ka bërë daljen e parë publike që pas operacionit të kryer rreth një javë më parë, Papa e mbajti fjalimin nga një ballkon i spitalit ku qëndroi për rreth 10 minuta duke lexuar fjalimin ndërsa qindra njerëz poshtë thërrisnin: ‘Rroftë Papa’. Ati i Shenjtë gjatë fjalimit të tij tha se kujdesi i mirë shëndetësor duhet të jetë i arritshëm për të gjithë dhe të jetë falas.
“Kam ndjerë shumë afërsinë tuaj dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Falënderime të përzemërta. Në këto ditë shtrimi në spital, unë kam provuar se sa i rëndësishëm është një shërbim i mirë shëndetësor, i arritshëm për të gjithë, siç ka në Itali dhe vende të tjera. Një shërbim shëndetësor falas që siguron një shërbim të mirë të arritshëm për të gjithë. Ky është aset i çmuar. Ne duhet të dhe për këtë duhet të angazhohemi të gjithë, sepse i shërben të gjithëve dhe kërkon kontributin e të gjithëve”, tha Papa Françesku.
Ishte hera e parë që nga zgjedhja e tij si Papë në vitin 2013 që ai nuk e lexoi lutjen dhe mesazhin e së dielës nga një dritare me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, përveç rasteve kur ai udhëton. Por, besimtarët ishin të kënaqur kur panë Atin e Shenjtë në ballkon përsëri, edhe pse jo nga Sheshi i Shën Pjetrit. Papa pritet të rifillojë të gjitha aktivitetet e tij pas korrikut.
“Zëri i tij ishte pak i dobët, por ne donim të ishim këtu” tha një besimtar.
Falas ka vetëm në komunizëm. Dhe ju bashkë me kapitalistët perëndimor e rrëzuat sistemin komunist, në vend që t'a përvetësonit dhe t'a përmirësonit.
Përgjigju