PPE dënon gjuhën e përdorur nga Balla ndaj Albana Vokshit në Kuvend: Poshtërimi personal nuk ka vend në institucionet demokratike
Pamje nga seanca plenare në Kuvend në datë 5 mars 2026
Partia Popullore Europiane (partitë e qendrës së djathtë në Europë), ka dënuar gjuhën e përdorur nga kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj deputetes Albana Vokshi në Parlament.
Përmes një postimi në rrjetet sociake, duke e cilësuar deklaratën e Ballës në Parlament si sulm verbal seksist, PPE shkruan se poshtërimi personal nuk ka vend në institucionet demokratike.
Duke shprehur solidaritet me Vokshin, PPE i ka bërë thirrje mazhorancës në Shqipëri që të përmbahen nga gjuha dhe sjellja që shkel dinjitetin e grave.
“Ne, gratë e EPP, dënojmë me forcë sulmin verbal seksist të kryetarit socialist Taulant Balla, drejtuar ndaj Zëvendëspresidentes sonë Albana Vokshi, gjatë seancës së fundit plenare të Parlamenti i Shqipërisë, ku ai sugjeroi se numri i saj është “0900” – një referencë ndaj një linje telefonike seksuale!
Komentet seksiste dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike. Mosadresimi i këtij incidenti gjatë seancës është i papranueshëm.
Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Zëvendëspresidenten tonë dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, veçanërisht atyre të shumicës qeverisëse, të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet që shkelin dinjitetin dhe të drejtat e grave.
Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike”, shkruhet në njoftimin e PPE.
R.Xh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
47.9%
-
Jo
45.3%
-
Jam i/e dyzuar
6.8%
Vota total: 2500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Kryesia i merr vesh vendimet nga media', dorëhiqet sekretarja e marrëdhënieve me publikun e PD: Partia funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish
6 Mars, 20:05
-
Ylli Pata: Pse fjalori i rrugës në Parlament nuk bie me ndryshim në Rregullore?
6 Mars, 19:29
-
‘Bllokuan foltoren dhe përdorën gjuhë të papërshtatshme’- PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Klevis Balliut nga Kuvendi, shkak sherri me Ballën
6 Mars, 17:03
-
Për urrejtjen ndaj objekteve dhe dashurinë për njerëzit...Një profesor dhe një murg
6 Mars, 16:16
-
VIDEO e re nga përplasja mes PS e PD, deputetët demokratë me fjalor vulgar në Kuvend
6 Mars, 16:14
-
Deputeti i PD shkon në SPAK, Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie, s’ka lidhje me zgjedhjet
6 Mars, 16:11
-
Lufta/ Mbi 3 mijë shqiptarë në Lindjen e Mesme, PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën në Komisionin e Jashtëm
6 Mars, 14:08
-
‘Për ty kam numrin 0900’, PD: Të përjashtohet Balla me 60 ditë, ofendoi Vokshin! PS kërkon ndëshkimin e Bardhit dhe Balliut! PPE: Të ndalet gjuha seksiste
6 Mars, 12:37
-
Namir Lapardhaja: Kuvendi si kafene thashethemesh
6 Mars, 12:22
-
‘S’jam ndier e fyer, por e lënduar nga kryeparlamentari dhe deputetet e PS’, Vokshi reagon për fjalët e Ballës
6 Mars, 11:50
-
'Kemi numrin 0900'/ Pas sherrit në Kuvend, 'nxehen gjakrat' edhe në Komisionin e Jashtëm! Zhupa-PS: Distancohuni! Hasani i kërkon ndjesë Vokshit
6 Mars, 11:13
-
Koçiu dhe ministrat e rinj betohen para presidentit Begaj! Marrin pjesë në mbledhjen e qeverisë
6 Mars, 07:27