TIRANE - Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri e cilësoi projektligjin e ri të sigurisë publike të përgatitur nga dikasteri që ai drejton si të domosdoshëm për të rritur sigurinë në shkolla, biznese dhe në vendet publike për qytetarët. Drafti i ligjit, prej disa ditësh i është dërguar për mendim institucioneve të tjera të linjës.
“Unë do të doja që në shkollën ku studiojnë fëmijët tanë të kishte kamera sigurie, besoj këtë e duan të gjithë prindërit. Ne të gjithë do të donim që në lokalet e natës të ketë elementë të shtuar sigurie për shumë arsye, ashtu siç ne të gjithë do të donim që në njësitë dhe bizneset në Shqipëri që ushtrojnë aktivitetin gjatë natës dhe vetëm gjatë natës të ketë me detyrim masa të shtuara sigurie dhe siç mund të jenë kamerat e sigurisë. Kjo nuk cënon provatësinë e askujt, kjo ndërton sigurinë e të gjithëve”, tha ministri Tahiri.
Ligji për masat shtesë të sigurisë publike, ka si qëllim krijimin e kushteve ligjore për të siguruar bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe subjekteve publike e private. Drafti parashikon që shumë nga hapësirat publike, objektet publike, pallatet, por edhe objektet tregtare, shkollat kopshtet e mjetet e transportit publik të vëzhgohen me kamera.
Bizneset që kanë një xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë do të jenë të detyruar të instalojnë kamerat vëzhguese. Po kështu objektet private dhe publike do të jenë të detyruar të çertifikohen për sigurinë e tyre, nga drejtoritë e policisë vendore.
Ndërkaq ekspertë të sigurisë kundërshtojnë disa prej neneve të ligjit që nuk garantojnë apo cënojnë të drejtat e njeriut. Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie, ekspert i çështjeve të sigurisë, thotë se qeveria nuk mund të detyrojë me ligj bizneset të ruajnë me kamera ambientet ku ata ushtrojnë aktivitetin.
“Rritja e sigurisë është prioritet i çdo shteti normal por duhet të shohim mënyrën se si e organizon dhe se si ky ligj do të ndërhyjë tek biznesi. Por në qoftë se ne flasim që në bizneset me ligj të vëmë kamera me idenë që t'i vëmë në dispozicion të policisë ose prokurorisë, kjo parimisht për mua është gabim. Policia është në shërbim të qytetarëve, paguhet nga taksat e qytetarëve dhe është e detyruar t'u shërbejë qytetarëve deri në pikën e fundit”, është shprehur eksperti Hajdarmataj.
Po kështu ai pohon se edhe aksesimi i të dhënave që fitohen nga zbatimi i këtij projekti, duhen analizuar dhe ruajtur. Ai shprehet se ato mund të bëhen të aksessueshme dhe mund të përdoren për shantazhë të ndryshme. Ai kërkon që kqyrja e këtyre pamjeve për interesa të caktuara, duhet të bëhet nga prokuroria.
Hajdarmataj, gjithashtu thotë se në disa prej neneve parashikohet që rregullimi i marrëdhënieve me qytetarët bëhet me urdhëzim të Ministrit të Brendshëm. Sipas tij, ai mund të rregullojë marrëdhëniet e policisë me Ministrinë e Brendshme, apo detyra të brendshme të policisë, por jo marrëdhënien me qytetarin të cilat sipas tij i rregullon vetë ligji.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com