Qeveria ka vendosur ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor (FBP). Përmes një pr.ligji të ri të dërguar në Kuvend, Këshilli i Ministrave ka ratifikuar themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe të statusit të tij. Fondi i Ballkanit Perëndimor është një platformë bashkëpunimi Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, e ngritur sipas modelit të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit. Nëntorin e këtij viti, u nënshkrua marrëveshja për krijimin e tij në Pragë, gjatë konferencës vjetore të Ministrave të Punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë.
/Shqiptarja.com









