Prag ndeshja me Spanjën, Elvis Toçi në ‘Minuta Zero’: S’kritikohet një legjendë si Hysaj, kundër Kroacisë ndeshja më e bukur e kombëtares

Prag ndeshja me Spanjën, Elvis Toçi në ‘Minuta Zero’: S’kritikohet një legjendë si Hysaj, kundër Kroacisë ndeshja më e bukur e kombëtares

Elvis Toçi, president i Federatës së Skive në ‘Minuta Zero’ hapësira sportive në Report Tv dedikuar Euro 2024, u shpreh se ndeshja e kombëtares me Kroacinë është ndeshja më e bukur që ka pasur ndonjëherë kombëtarja shqiptare.

Sa i takon kritikave në rrjetet sociale, ndaj mbrojtësit Elsejd Hysaj, Toçi tha se nuk mund të kritikohet një legjende si Hysaj.

‘Me Kroacinë është ndeshja më e mirë e një kombëtarja shqiptare e luajtur ndonjëherë me sa mbaj mend. Kjo ka qenë ndeshja më e bukur. Duhet të njohësh shumë mirë vlerat e tua.

Ekipi i Spanjës me ne është në një diferencë të pa imagjinueshme. Por modestia dhe grupi, aftësia e trajnerit si do të bashkojë grupin në një aty do të bëhet diferenca. Duhet të jetë Ivan Balliu në fushë. Kjo është një lojë fizike dhe rezistence. Nuk mund të analizojmë një legjendë si Hysaj, shqiptarët gabojnë ajo ishte një dhe gabim i pafalshëm sidomos për sportin.

Sharjet në kor kundër Serbisë është një dëm që i bëjmë Shqipërisë. Epshet tona kundrejt Serbisë nuk kemi pse i tregojmë me të shara por me vlera.’- tha Toçi.

Nga specialisti i sportit Adrea Marko, u shpreh se në ndeshjen me Spanjën do të ishte mirë që Spanja të luante me ekipin e dytë.

‘Spanja më mirë mos të luaj me formacionin e dytë pasi do të jetë më i freskët. Për mua ekipi i dytë do të na japë efekte shumë më të rënda, janë emra që vështirë ti përballosh. Ata lojtarë me moshë të re i njeh shumë mirë. Ai tha hiqni dorë nga Tika-Taka. Duam vertikalizim dhe presing lart.  Këto raste nuk mund të na vijnë me Spanjën. Me Spanjën do të jetë delikate edhe mund të shkojmë në portë kundërshtarë. Duhet të jetë Ivan Balliu pasi e njeh.’- tha Marko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Tifozi turk bën shqiponjën, flet për Report Tv: E dua Shqipërinë! Mjekja: Jam optimiste, edhe një barazim me Spanjën do mjaftonte

 

Gazetari i Report Tv Ernest Koçi, i cili po ndjek kombëtaren shqiptare në eventin më të madh të sportit në Evropë, Euro 2024, ka intervistuar disa tifozë të grumbulluar në kampin bazë stërvitor në Dortmund. Një mjeke e cila jeton në Dortmund, tha se është optimiste edhe për një barazim me Spanjën.

‘Gjasulën po pres, për shkak të golit, por t’i japim forca që të bëj edhe një gol tjetër. Është hera e dytë pasi isha edhe kur kanë pasur stërvitej të hapur. Jetoj në Dortmund. Jam shumë optimiste besoj edhe një barazim do të mjaftonte që të ishim në vendin e tretë me një mundësi për të dalë në finale. Jam mjeke me profesion.’- u shpreh mjekja.

Nga ana tjetër, një tifoz turk, i cili po ndiqte kombëtaren e tij në sfidën me Portugalinë, tha për Report Tv se e do shumë Shqipërinë. Ai përshëndeti shqiptarët duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

‘Kuptoj pak shqip, jam turk! E dua Shqipërinë, njerëzit shqiptar!’- tha ai.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/06/2024 01:43

    Kjo mendesi qe /legjendat nuk kritikohen/ (dhe nuk e kam fjalen vetem per sportin),ua ka ritur mendjen ne drejtim te gabuar /legjendave/!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mos linçoni mjekët, ndëshkoni hajdutët!

Mos linçoni mjekët, ndëshkoni hajdutët!