Një grup prej 80 vetash nga Shqipëria, këtë fundjavë të mesit të Majit, kanë përshkuar me këmbë një distancë 30 kilometra në vijën bregdetare të Karaburunit. Grupi e ka nisur udhëtimin nga Llogaraja ku dhe kaluan natën në çadrat që ngritën vetë.
Ditën e dytë grupi turistëve e nisi aventurën duke përshkuar Qafën e Thellë deri tek Gjiri i Gramës. Pas mbërritjes, grupi shijoi bukuritë e një prej gjireve më të bukura të Rivierës Shqiptare.
Në ditën e tretë dhe të fundit, udhëtimi ka vijuar nga Gjiri i Gramës – Gjiri i Shën Andreut – Plazhi i Palasës dhe së fundi mbërritja në Tiranë.
Gjatë tre ditëve të udhëtimit, grupi i turistëve përshkoi me këmbë distancën 30 kilometra për 13 orë në total.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto nga udhëtimi i grupit prej 80 vetash