Pragë/ 55 vjeçari i vë flakën vetes në një aktivitet përkujtimor

Pragë/ 55 vjeçari i vë flakën vetes në një aktivitet përkujtimor

Vendi ku 55 vjeçari çek i vuri flakën vetes

Autoritetet çeke njoftojnë se një 55 vjeçar është plagosur rëndë pasi ai u vetëdogj në qendër të Pragës në disa veprimtari përkujtimore të cilat u mbajtën për të kujtuar Jan Palach, një student i cili dogji veten deri në vdekje në 1969, pasi vendet e Paktit të Varshavës shkatërruan reformat liberale të njohura si "Pranvera e Pragës".

Akti I studentit u bë për të frymëzuar rezistencën kundër pushtimit sovjetik në vitin 1968.

Autoritet lokale thonë se 55 vjeçari i hodhi vetes një lëng të papërcaktuar në sheshin Wenceslas dhe u vetëdogj duke marrë plagë të rënda. Ata thonë se ishin njerëzit që ndodheshi afër ata të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve

55 vjeçari I cili ndodhet në koma ka pësuar djegie në rreth 30 për qind të trupit të tij.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'