Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të hënë një seancë stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj San Marinos. Lojtarët që u aktivizuan si titullarë në ndeshjen ndaj Hungarisë të dielën mbrëma zhvilluan vetëm një seancë të reduktuar dhe pa ngarkesa fizike.
Ndërsa pjesa tjetër e grupit bëri një seancë të plotë nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit të tij. FSHF bën me dije se disa lojtarë që kanë probleme fizike pas duelit me Hungarinë i janë nënshtruar testeve dhe pritet përgjigja e stafit mjekësor për të konkluduar nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Për Sokol Cikalleshin, i cili nuk u aktivizua ndaj hungarezëve për shkak të një dëmtimi në gju, do të vendoset nesër në mëngjes nëse do të mund të luajë ndaj San Marinos ose jo. Sulmuesi ka zhvilluar stërvitje të diferencuar. Dëmtime të vogla kanë pësuar edhe Lorenc Trashi, Nedim Bajrami e Bekim Balaj, por që të tre parashikohet të jenë gati për lojë sipas stafit mjekësor kuqezi.
Amir Abrashi do të mungojë ndaj San Marinos për shkak se ka pësuar një tërheqje dhe ka nevojë për një pushim për t’u rikuperuar. Në sfidën e të mërkurës do të mungojë edhe mesfushori Klaus Gjasula, i skualifikuar pas kartonit të marrë ndaj Hungarisë.
Shqipëria do të luajë ndaj San Marinos sfidën e tretë të shtatorit në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në ora 20:45.spo
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4088
Lajme të tjera
-
'Ne pastrojmë, ata bëjnë pis!' Ndoten kanalet kulluese, bashkia Durrës: Hedhin plehra nga dritarja!
25 Prill, 14:07
-
Amnistia penale, 15 të dënuar dhe të paraburgosur lirohen sot nga burgu i Fushë-Krujës
24 Prill, 10:36
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin
22 Prill, 15:40
-
Durrës/ Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian! Armën e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot
22 Prill, 11:34
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
-
'Drejt Gjermanisë në verë', UEFA prezanton Kombëtaren me flamurin e UÇK-së
21 Prill, 21:26
-
Renditja/ Bylis toleron, Apolonia e mposht 4-1 në derbi! Flamurtari 2-2 AF Elbasani, Lushnja i bën 'gjëmën' Besës
21 Prill, 17:11
-
Promovimi i Euro 2024 / Ambasadorja gjermane e futbollit, Steffi Jones vjen për vizitë në Shqipëri
21 Prill, 10:28