TIRANE- Çdo mësues i ri duhet të zhvillojë praktikën profesionale përpara se të ushtrojë profesionin e tij. Praktika profesionale e cila zgjat një vit, është një mundësi për mësuesit që të marrin njohuritë e mjaftueshme për të punuar më pas.
Për vitin 2015-2016 drejtoritë arsimore në të gjitha qarqet kanë hapur aplikimet për kandidatët. Për të aplikuar një mësues duhet të dorëzojë kërkesën për zhvillimin e praktikës, CV dhe Fotokopje e noterizuar e diplomës të ciklit të dytë “Master Shkencor” ose “Master Profesional”.
Gjithashtu duhet të dorëzohen edhe fotokopje e noterizuar e listës së notave për ciklin e parë dhe të dytë në mësuesi. Raport mjeko-ligjor dhe vërtetim nga Prokuroria që nuk është në ndjekje penale. Këtë vit Këshilli i Ministrave ka miratuar 1500 kuota në të gjithë vendin për mësuesit që duan të zhvillojnë praktikën profesionale. Numri i aplikimeve sipas Ministrisë së Arsimit çdo vit është më i lartë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa në të gjithë vendin janë më shumë se 2800 mësues që regjistrohen.
/Shqiptarja.com