Praktika profesionale dhe orë shtesë sportive/ 'Arsimi' lancon projektin 'STAR': Të gjithë fitojnë

Praktika profesionale dhe orë shtesë sportive/ 'Arsimi' lancon projektin 'STAR': Të gjithë fitojnë

S.T.A.R. (Sport, Talent, Aftësi, Rini) është projekti më i fundit i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) me qëllim masivizimin e kulturës sportive tek të rinjtë. Rreth 5,000 nxënës gjithsej nga 20 shkolla të mesme publike, të cilët banojnë kryesisht në zona rurale, do të zhvillojnë orë shtesë në sport nga 150 studentë të edukimit fizik nga universitetet publike në vend.

Dje në Tiranë ka nisur edhe trajnimi dy-ditor i studentëve nga ekspertët e TOKA, një organizatë e mirënjohur në Kosovë e cila ka gjithë ekspertizën e duhur për edukimin dhe zhvillimin e aftësive tek të rinjtë, njofton ministria e Arsimit.

Sipas ministrisë, për studentët kjo është një mundësi e mirë për të përfituar nga praktika profesionale dhe për t’u njohur nga afër me punën e mësuesit të edukimit fizik, duke vënë në zbatim të drejtpërdrejtë dijet dhe aftësitë e fituara përgjatë viteve të studimit.  Nga ana tjetër, nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojë orë shtesë në sport, si dhe të mësojnë e stërviten me të rinj që përafrohen në mentalitet e botëkuptim me brezin e tyre.

Pjesëmarrja e të rinjve në sport do të ndikojë jo vetëm në zhvillimin e aftësive por dhe në edukimin e tyre si puna në grup, përmirësimin e shëndetit, zhvillimin e vlerave, krijimin e lidhjeve dhe miqësive. Duke luajtur sport, të rinjtë dhe familjet e tyre do të përjetojnë një ndjenjë të përkatësisë, që vjen nga një komunitet i mbledhur së bashku për të brohoritur për ekipin e tyre. Të gjithë luajnë, dhe të gjithë fitojnë!

Evidentimi dhe promovimi i talenteve të reja, për t’i rekrutuar në klubet sportive, si pjesë e ekipeve zinxhirë të moshave është një tjetër qasje e këtij projekti. Gjithashtu, metoda “peer to peer education”, (edukimi bashkëmoshtar) me trajnerë të përzgjedhur nga studentët e universiteteve publike me programe studimi në sporte, do të ndërtojë një marrëdhënie reciproke përfitimi.

Qëllimi i projektit është rritja e pjesëmarjes së të rinjve, ofrimi i aksesit të barabartë në sportin për të gjithë dhe promovimi i edukimit në dhe përmes sportit, me fokus të veçantë zhvillimin e aftësive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë