TIRANE-Dy automjete janë përplasur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:17 kur një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur nga mbrapa një automjet tip “Audi”.
 
Aksidenti është shkaktuar në momentin që automjeti tip “Audi” ka frenuar për të ndaluar në semafor.
 
Sipas burimeve nga vendngjarja bëhet e ditur se ka vetëm dëme materiale.
 
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e aksidentit.

aksident ne bulevardin deshmoret e kombit

aksident ne bulevardin deshmoret e kombit
(Makinat e aksidentuara në Bulevard)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com