Operacioni i nisur me arrestimin e bandës së shqiptarëve kontrabandistë që dërgonin emigrantë në Britaninë e Madhe, ka vijuar me arrestimin e një biznesmeni të huaj, pronar i një supermarketi, pjesë e bandës.
Gazeta “The Telegraph” shkruan se biznesmeni u arrestua ditën e martë dhe “është personi i shtatë i të arrestuarve si pjesë e një operacioni të madh mbi një bandë shqiptare që fshihte emigrantë në kamionë dhe i transportonin përtej kufirit”.
Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është drejtor i një supermarketi. Sipas burimeve policore, të cituara nga një gazetë lokale, ai dyshohet se siguronte strehimin e emigrantëve gjatë rrugës për në Britaninë e Madhe.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com