Pranga kreut të Policisë Pyjore
Durrës, bllokonte drunjtë e i shiste

DURRËS - Arrestimi i një 24-vjeçari që transportonte me furgon lëndë drusore pa dokumente, ka çuar në zbulimin e një skeme të shpërdorimit të detyrës nga vetë Drejtori i Policisë Pyjore në qytetin e Durrësit. Artur Baku me banim në Tiranë, pasi bllokonte lëndët drusore nga qytetarë të ndryshëm që i presin dhe transportojnë ato në mënyrë të jashtëligjshme, ua shiste personave të tjerë kundrejt vlerave të ndryshme monetare të ndryshme.  
 
Shpërdorimi i detyrës nga ana e 42-vjeçarit Baku me banim në Tiranë u zbulua falë dëshmisë së të arrestuarit Lirim Ndregjoni nga Luzi i Fushë-Krujës. Ai u arrestua në flagrancë nga policia teksa kishte ngarkuar furgonin me drunj pa dokumentacionin përkatës, të cilët po i shkarkonte në picerinë e tij.

automjeti

dru

24-vjeçari ka deklaruar se lëndën drusore e kishte marrë me lejen e kreut të Policisë Pyjore të Durrësit, në pikën e bllokimit të pyjores në lagjen "Grumbullimi" në Fushë-Krujë.
 
Policia ka kryer hetimet e mëtejshme pas kësaj deklarate nga ku është zbuluar se Artur Baku pas bllokimit të drunjve të prerë në mënyrë të paligjshme i shiste këto sasi të konsiderueshme tek persona të tjerë. Policia thotë se drejtori i Pyjores në Durrës nuk kishte licencë për shitjen e lëndëve drusore, e cila veç të tjerash - siç thekson policia - bëhej edhe pa kasë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake