Operacioni i koduar “Lidhja e fundit”, ka nisur nga policia më 26 shkurt të këtij viti, datë edhe kur është bërë denoncimi se Veiz Tresa i kishte kërkuar shumën e mësipërme shtetasit me iniciale A.LL me qëllim për të rilidhur energjinë elektrike në banesë.
Arrestimi në flagrancë i kryefaturistit të OSHEE në Laprakë është realizuar sot pasi rreth orës 08:40 i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 10.000 lekë shtetasit A.LL, me qëllim për të rilidhur energjinë elektrike në banesën e këtij të fundit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kartëmonedha me prerje 2000(dy mijë) lekë të reja secila, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit 36-vjeçarit Veiz Tresa.
Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit Veiz Tresa, për veprën penale “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.P.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)