BERAT- Policia e Beratit ka ndaluar sot një nga bashkëpunëtorët e kultivimit të 11 mijë bimëve narkotike të zbuluiara më herët në fshatin Lapardha. Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Klement Jaho, 31 vjeç dhe banues në të njejtin fshat.

31 vjeçari Jaho akuzohet për bashkëpunim në kultivimin e lëndëve narkotike, për të cilat më 9 nëntor u arrestua edhe një agjent i qarkullimit rrugor të Beratit. 

Në njoftimin zyrtar saktësohet se materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm të çështjes.