TIRANE - Përmbaruesi privat Baftjar Nela është arrestuar nga policia e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Arrestimi i Nelaj është bërë mbrëmjen e djeshme, pasi ndaj tij është depozituar një kallëzim penal ndaj tre personave, që përmbaruesi Nela i ka sekuestruar pronat. Kjo sekuestro është bërë në zyrën e hipotekës në Tiranë dhe se sipas policisë është e paligjshme, pasi përmbaruesi ka sekuestruar pasuritë që nuk kanë qënë objekt të urdhër-ekzekutimit. Nisur nga kjo situatë policia pasi ka administruar kallëzimin e tre shtetasve me inicialet Sh,M., A.D., dhe B.J. ka kryer arrestimin e përmbaruesit privat Baftjar Nela. Ndalimi i tij është bërë në ambjentet e zyrës nga strukturat policore ndërkohë që Nela nuk ka bërë asnjë rezistencë duke pohuar se gjithçka që ka bërë, e ka kryer duke respektuar vendimin e gjykatës dhe urdhërin e ekzekutimit. Ndërkohë për arrestimin e Nela nuk ka pasur asnjë urdhër-arresti nga ana e prokurorisë së Tiranës. Nela njihet si përmbaruesi që ka qëlluar me grushta ish-drejtorin e policisë Shemsi Prençi dhe ka ekzekutuar disa vendime penale, përfshirë këtu dhe kundër eksponentëve të PS.

Konflikti me biznesmenin
Gjithçka ka nisur me një konflikt mes shtetasit Bashkim Meçi dhe biznesmenit Pashk Metaj, i cili është administratori i kompanisë “Midorel Impex”. Pikërisht kjo kompani ka ndërtuar një pallat pranë banesës së Bashkim Meçit, të cilës i ka shkaktuar dëme të mëdha, në çarjen e mureve,duke e bërë të pabanueshme. Nisur nga kjo situatë mes Bashkim Meçit dhe administratorit të kompanisë “Midorel Impex” ka lindur një konflikt gjyqësor, ku Meçi ka kërkuar dëmshpërblim financiar. Gjyqi është fituar në gjykatën e Shkallës së parë dhe në Apel nga Bashkim Meçi,ku në vendimin e saj gjykata detyronte biznesmenin Pashk Metaj të paguante një shumë prej 43 milion e 500 mijë si dëm të shkaktuar nga prishja e shtëpisë. Pas këtij vendimi Bashkim Meçi i është drejtuar me një kërkesë tjetër gjykatës së Tiranës, duke kërkuar nxjerrjen e urdhërit të ekzekutimit.

Sekuestroja e banesave
Pas nxjerrjes së urdhërit të sekuestros në lojë tashmë ka hyrë përmbaruesi privat Baftjar Nela. Ky i fundit pasi është njohur me vendimet e gjykatës dhe kreditorin Pashk Metaj ka hyrë në veprim duke vendosur sekuestro në disa llogari bankare dhe më pas në tre apartamente. Mirëpo këto apartamente në hipotekë i përkasin personave të tjerë, dhe kompanisë “Midorel Impex” apo Pashk Metaj. Sipas burimeve të policisë tre shtetasve me inicialet Sh,M., A.D., dhe B.J. kanë bërë denoncimin pasi u ishte vendosur masa e sekuestros nga përbaruesi privat Baftjar Nela, duke pretenduar se ata nuk kanë asnjë lidhje me vendimin e gjykatës dhe konfliktin mes Bashkim Meçit dhe Pashk Metaj. Nisur nga kjo situatë policia e Tiranës ka arrestuar përmbaruesin Nela, duke e akuzuar për “Shpërdorim detyre”.
 
Shemsi Prençi
Nela njihet si përmbaruesi që ka qëlluar me grushta ish-drejtorin e policisë Shemsi Prençi dhe ka ekzekutuar disa vendime penale, përfshirë këtu dhe kundër eksponentëve të PS.