SHKODËR - Një punonjës i policisë së Shkodrës u arrestua këtë të enjte pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar shkeljen e ligjit nga qytetarë të ndryshëm e ku në këmbim merrte ryshfet.
 
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat vuri në pranga nënkomisarin Ardian Çuli pasi nga hetimet dy mujore ka rezultuar se oficeri i policisë lejonte persona të ndryshëm të prisnin dhe tregtonin drurët e pyjeve në mënyrë të kundraligjshme e duke u "shpërblyer" prej tyre me para.
 
Arrestimi i tij erdhi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkodrës e cila kishte caktuar ndaj Çulit masën e sigurisë të "arrestit me burg".
 
Ai akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)