Shefi i Zyrës së Interpol Tiranës, Artan Bajraktari, me gradën Drejtues i Parë si dhe specialistja operatore, po në këtë zyrë, Loreta Alla, janë arrestuar mbrëmjen e së hënës, pasi akuzohen për fshehjen e informacioneve dhe urdhër arrestit në ngarkim të deputetit kristiandemokrat Mark Frroku. Në lidhje me rastin e mësipërm Ministri i Brendshëm dha detaje mbi rrethanat e hetimit të rastit dhe se përse nuk kishte funksionuar praktika për dërgimin e urdhër arrestit ndërkombëtar në ngarkim të mark Frrokut. 

Pavarësisht këtij dyshimi, hetimet pritet të zbardhin gjithçka mbi rastin e mësipërm, ndërsa dy personat pritet të japin dëshmitë e tyre përballë organit të prokurorisë. Ministri Tahiri, konfirmoi dje se inspektimi i Ministrit të Brendshëm menjëherë pasi ishte vënë në dijeni kishte nisur veprimet verifikuese më pas hetimore. 

Bajraktari dhe Alla, gjatë natës së të hënës qëndruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa nesër pritet të dalin përpara gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Kush ishte Artan Bajraktari
Artan Bajraktari para disa javësh ka pasur një ulje në detyrë. Më parë Bajraktari ka qenë Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë, por para disa javësh ai është hequr nga ky post dhe është emruar si Drejtor i Interpol Tirana, që është nën varësinë e drejtorisë ku ai ka qenë titullar më parë. Artan Bajraktari është emëruar si Drejtor më 2013 dhe ka qenë shef i Interpol Tirana edhe në 2005.

artan bajraktari





























(Në foto Artan Bajraktari, shefi i zyres së Interpol Tirana)

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)