TIRANE- Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 25-vjeçar të dyshuar si grabitës. Drini Xhelo, është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi në automjetin e tij janë gjetur një pistoletë tip Zasatava me silenciator, dhe një kapuç, me të cilat tashmë akuzohet se kryente grabitjet.
Në fakt, ka qenë një hetim sistematik i Komisariatit numër 4 të Policisë, për Xhelon, që fillon 1 muaj më parë, kur u kap me hashash në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Xhelo u vetëdeklarua përdorues dhe ja hodhi arrestimit, mirëpo kontrolli në mjetin e tij tip “Opel Corsa”, i bllokuar në polici zbuloi armën.
Policia priti 1 muaj, që Xhelo të interesohej për të marrë makinën e sekuestruar dhe në këtë moment e ka arrestuar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com