Pranga tre personave për tregtim të minave me telekomandë

Durres,policia, masa
TIRANË, 15 Korrik/ATSH/-Tre persona janë arrestuar sot nga uniformat blu të Durrësit gjatë një operacioni të shtrirë në Durrës, Tiranë dhe Lezhë, të cilët dyshohen si pjesë e një rrjeti kriminal të prodhimit dhe tregtimit të bombave me telekomandim.
7 mina të telekomanduara me celular dhe eksploziv C4 janë kapur nga Policia e Durrësit në operacionin e koduar "Profesionisti", ndërkohë që hetimet mbi këtë grup kriminal kanë filluar para tre muajve pasi policia u sinjalizua mbi një linjë të trafikimit të minave me celular nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas policisë së Durrësit, gjatë hetimeve të zhvilluara mbi këtë grup kriminal u arrit të zbulohej i gjithë mekanizimi i kryerjes së këtij aktiviteti kriminal, ku secili prej këtyre tre shtetasve kishte rol kyç në këtë trafik, që nga sigurimi i lëndës plasëse C4 në Mal të Zi, e deri tek montimi i tyre me aparatet telefonike celularë dhe më tej tregtimin e tyre si brenda vendit, por edhe drejt shtetit Grek. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas kishin arritur të tregtonin mina me telekomandë me një çmim që varionte nga 1800 deri në 2500 Euro.  /a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim