15 të arrestuar për dhunën në protestën e PD-së, pranga edhe Florenc Hoxhës e 'Ujkut të Cërrikut'

15 persona janë arrestuar nga Policia në të gjithë Shqipërinë për dhunën që shpërtheu dje në protestën e opozitës së bashkuar para kryeministrisë.

Policia thotë se pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të mbledhura, u arrestuan 15 protestues për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Mes të arrestuarve është edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha. Ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku u kap edhe nga kamerat të ishte i pranishëm në protestën e opozitës, teksa është filmuar edhe në shkallët e kryeministrisë pas çarjes së kordonit të forcave të policisë.

Florenc Hoxha dje në protestë

Gjithashtu, Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut, është vënë në pranga nga policia, për dhunën në protestë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 protestues, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve. Hetimet do të ndiqen më tej nga Prokuroria e Tiranës.

Blutë e Tiranës informojnë zyrtarisht, se shërbimet e Policisë  arrestuan në flagrancë:

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;

E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;

N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;

A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;

R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;

D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;

H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;

I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;

F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;

S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;

M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;

L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;

P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;

V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, gjatë zhvillimit të tubimit, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

Policia jep edhe inicialet e 5 personave të proceduar në gjendje të lirë:

G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;

A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;

R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;

D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;

P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Protesta e nisur me lule nga ana e të rinjtë të Partisë Demorkatike, përshkallëozi në dhunë, që çoi në dëmtime të konsiderueshme të derës hyrëse në kryeministri dhe shkatërrimin total të instalacionit të kërpudhës që ndodhet në lulishten e godinës. Protestuesit çanë disa herë kordonin e policisë, por nga ana e liderëve politikë dhuna u quajt e nxitur nga ana e qeverisë.

Deputetë të së djathtës u gjendën dje në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në një situatë të tensionuar, pasi opozitarët ngritën pretendimin se nuk u pritën nga drejtuesit e policisë që sipas tyre rrinin në zyra duke pirë alkool.  

Protesta u mbyll me lajmërimin e kryedemokratit Lulzim Basha se tubimi i radhës do të jetë të enjten, para Kuvendit, ndërsa e gjitha u quajt si një kapitullim i kryeministrit Rama i cili në të njëjtën kohë që mbahej protesta, dje ndodhej në qytetin e Vlorës në një diskutim me qytetarët në Sheshin "Flamuri" për zgjedhjet vendore.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poiopnj: 02/03/2019 17:05

    po flamur noka ky rrugac

    Përgjigju
  • Populli: 17/02/2019 18:03

    Shqiptaret kerkojne qe ky banditi qe e ka emrin Florenc Hoxha te denohet maksimalisht nqs gjygjtaret do e tolerojne atehere te arrestohen gjyqetaret

    Përgjigju
  • Dyli: 17/02/2019 14:28

    Gabim I madh taktik I Lul Bashes MITINGU DUHET TE ISHE ORGANIZUAR NE VLORE ATY KU ISHTE RAMA JO PARA KRYEMINISTRISE QE ESHTE NDERTESE “ MITING PARA NDERTESES PA GOJE “

    Përgjigju
    • Zdryli: 17/02/2019 19:09

      Ku kane by**e PD tat dhe LSI stat te bejne demostrate ne Vlore o Zdryl. Apo ti bjere te fiket Saliut hahahaha Ti thuaj perse nuk e beri tek Astiri me Protoduaret dhe jelek portokallet se aty eshte dhe erresire hahaha Votuesi i Lulit ujku i cerrikut ouuuuuuuu hahaha cfare gallate

  • gimi: 17/02/2019 12:07

    hiqjani mandatin mul lngeli tu shty njerez e tu godit per cop bukes .... o mul ke gjet njerez qe jan per copen e bukes policat e shkret se jet naj tjetren te degjenero mes tiranes .... te arrestohet te behet shembull

    Përgjigju
  • agim: 17/02/2019 09:47

    PO Flamur Ndoka qe shkoij vet ne komisarjat pse nuk eshte arrestuar.!! Deri kure do durohet ky rrugac huligan neper kembe !!

    Përgjigju
  • opioninion: 17/02/2019 09:07

    po per katite per dhune per kosove demostra nga djadha kosovaredikon rusi dhe serbi te krijohete xhandameria policia sekrete antimafja policia kunder demostrata gradjatore antimafja

    Përgjigju
  • opionisti: 17/02/2019 09:04

    perkatiteni plumba plasike uje te perveluar gaz losjedhes helmim shiqetakova me zjarr te vutete xhaketa tezeza komiteti shpetimi te perdore juda para ushtarake terorishkope gome te terboni qente per te kafshuar njerezi radjo aktiv lende kimike ndaj demostrata arstohete serbe grege ruse

    Përgjigju
  • Tirona: 17/02/2019 09:02

    Lulu dhe Mul kok tuli presin pushtet mga ujku cerrikut gjell qensh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?