Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sërish lidhur me prangosjen e të shumëkërkuarit Klement Balili. Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj i përgjigjet akuzave të opozitës se nuk ishte policia ajo që e arrestoi, por ai u vetëdorëzua falë një skeme të kontrolluar dhe menaxhuar në pakt me Edi Ramën. Por për Lleshajn, opozitarët përqeshin, ndërsa ndërkombëtarët duartrokasin. "Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera US EU. Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin!", thotë Lleshaj.
Lajmi kryesor:
Balili në pranga pas dy vitesh në arrati, Report Tv sjell pamje ekskluzive para dhe gjatë dorëzimit (VIDEO)






