"Prangosni vrasësit, jo pushime
me lekë krimi' Shpërthen Sinanaj
me lekë krimi' Shpërthen Sinanaj">
TIRANË - Julian Sinanaj i hetuar dhe nën akuzës si vrasësi me pagesë i “bandës së tritolit” në Vlorë ka “shpërthyer” në akuza ndaj prokurorisë duke kërkuar llogari se përse nuk arrestohen personat e përfshirë në krime të ndryshme dhe të denoncuar prej tij.
“
Nëse ju nuk arrestoni ata që kam denoncuar, kjo tregon që ju nuk doni të zbardhni vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi”, - mësohet t’i jetë drejtuar Sinanaj prokurorëve Behar Dibra e Besnik Muçi.
Sinanaj nuk është ndalur këtu, por ka ngritur tensionet në sallë teksa ka akuzuar prokurorët se kanë kaluar pushime luksoze në bregdetin e jugut të Shqipërisë me paratë e kriminelëve që nuk arrestohen.
Ky proces ndodhet në seancën e 34, ndërsa me një vendim të pa bërë publik asnjëherë Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ta zhvillojë seancën me dyer të mbyllura duke lënë jashtë kamerat televizive dhe gazetarët.
Gjykatësja kryesuese e këtij procesi Flora Hajredinaj vendosi të rrëzojë dhe kërkesën e bërë nga avokatët e të pandehurve të tjerë në këtë proces për një ekspertizë psikike të Julian Sinanajt.
Burime nga seanca bënë me dije për Shqiptarja.com, se në tension e sipër Sinanaj ka këmbëngulur duke i kërkuar gjykatës se ai do të hesht përgjithmonë nëse nuk arrestohen personat e denoncuar prej tij, e veçanërisht Genis Mëhillaj i cili sipas Sinajt po i kërcënon familjen nga arratia.
Banda e tritolit u prangos një vit më parë dhe nën akuzë për një sërë vrasjesh mafioze, vendosje tritoli dhe kërcënimi janë Julian Sinanj, Ndriçim Gjokonaj, Andon Mëhillaj, Genis Mëhillaj ky ende i pa arrestuar, Marjon Mitro, Albin Mexhaj si dhe biznesmeni Ilir Karçini.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.7%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46