Takimet pa kamera me qytetarët në kuadër të ‘Pranisë Besnike’ janë një eksperiencë krejtësisht “ndryshe” për kryeministrin Rama.
Në një postim të ndarë në rrjetet sociale ku është kujdesur të ruajë fytyrat e qytetarëve në takimin në Shkozë, ai përshkruan ndjesinë e kësaj përvoje, edhe pas gjithë këtyre viteve në politikë.
“Prania Besnike është një eksperiencë krejt, krejt ndryshe nga çdo gjë që kam jetuar në politikë prej kaq shumë vitesh. Me Linditën dhe Ogertën sot në Shkozë, Tiranë”, shkruan kryeministri.
Takimet e “Pranisë Besnike” zhvillohen çdo të premte në orën 17:00 në çdo njësi, ku veç deputetëve, do të përfshihen edhe ministrat. Synimi është dëgjimi dhe shënimi i çdo problemi të qytetarëve që më pas do të reflektohen në platformën “Pasqyrë Albania.”









Komente
Komento