TIRANE - Reforma që do të ndodhë në arsimin e lartë parashikon edhe krijimin e një agjencie, ku maturantët do të dërgojnë kërkesat e tyre për të aplikuar në tre universitete.

Kryetari i Komisionit, Arjan Gjonçaj shpjegon funksionimin e kësaj agjencie. “Merr formën e aplikimit të studentit që mund të ketë zgjedhur tre universitete dhe tre degë të
ndryshme dhe i kontrollon në bazë të të dhënave që ka nëse ky student i plotëson kriteret e kërkuara për të aplikuar në këto vende dhe e shpërndan formën e aplikimit të këtij studenti në universitetet përkatëse që ka zgjedhur studenti.

Kjo ka disa të mira, e para eliminon abuzimin në hyrje, rrit standardin dhe e kontrollon atë dhe treta e kthen atë parim të rëndësishëm tek studenti”, shpjegon prof. Gjonçaj. Financimi i studentëve për fazën e tre viteve të para të studimit, pra Bachelor do të bëhet nga shteti, ndërsa Masteri duhet të përballohet nga studentët.

Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print) 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)