Prapaskenat e largimit të Mirel Josës nga Vllaznia, trajneri tiranas nuk pranoi shkarkimin

Humbja 2-0 në Laç dhe diferenca 7 pikë më kryesuesit ka bërë që Vllaznia të marrë vendimin drastik për shkarkimin e trajnerit Mirel Josa, i cili ishte në krye të shkodranëve që prej 15 majit të 2022. Burime bëjnë të ditur se trajnerit tiranas i është ofruar mundësia e dorëheqjes, por ai nuk ka pranuar dhe mbetet ende për t’u zgjidhur çështja e kontratës. Momentalisht ekipi do drejtohet nga drejtori sportiv Auron Miloti dhe zv/trajneri Vioresin Sinani.

Ndërkohë për shkak të fitores 4-1 të dielën kundër Kastriotit Partizani ka marrë kryesimin e Superligës. Të kuqtë e patën shumë të lehtë në kryeqytet duke shënuar fillimisht me Carën, më pas me Matondon dhe Selmanin, ndërsa në fund realizoi edhe Mba. Partizani pas 26 javësh kampionat është në kuotën e 44 pikëve, po aq sa Tirana, por udhëheq për shkak të përballjeve direkte. Kampionët në fuqi të Tiranës, të shtunën, barazuan 1-1 me Bylisin.

Dy skuadrat kryeqytetase për herë të parë krijojnë një distancë prej 7 pikësh me ekipet ndjekëse. Në vendin e tretë është Egnatia, që të dielën barazoi 1-1 me Teutën në një ndeshje të tensionuar në Rrogozhinë.

Sfida tjetër e javës së 26, e zhvilluar të shtunën mes Erzenit dhe Kukësit, është mbyllur me rezultatin 1-1. Për të rënë nga Superliga rrezikon më shumë Kastrioti që ka 24 pikë, 4 më pak se Bylisi i vendit të nëntë dhe 9 më pak se Laçi i vendit të tetë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur