Më takimin e djeshëm që Ministria e Brendshme zhvilloi me donatorët është shoqëruar me prapaskena jo të këndshme. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pas mesazheve që ka dhënë për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  të korruptuar deri në arrestimin e politikanëve, duket se nuk ka qenë dakord me një veprim që ndodhi në konferencë pak pasi ajo mbaroi fjalën e saj. ‘Problemi’ ka qenë fjala e Ilir Beqajt, ku duket se nuk ka qenë i përfshirë në axhendën e takimit të djeshëm. Por kjo duket se nuk ‘është toleruar’ nga ambasadorja Kim, e cila në shenjë demonstrative ka mbyllur dosjen e saj dhe është larguar sapo Beqaj ka marrë fjalën.

Fjala e Beqajt nuk ka qenë e parashikuar në axhendë dhe kjo ka bërë që Kim të largohet dhe teksa është ngritur nga karrigia për të lënë sallën ajo komunikon me ministrin Çuçi në mënyrë jodakordësuese.

Kjo skenë nuk është filmuar nga regjia e Ministrisë së Brendshme, pasi siç ndodh në konferenca të tilla të rëndësishme në salla nuk lejohet prezenca e kamerave të mediave.

Dje u konfirmua se Ilir Beqaj u vendos në krye të Agjencisë së Donatorëve, e cila do të koordinojë fondet dhe donacioneve që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.    

Foto kur ambasadorja Kim mbledh gjërat e saj për t'u larguar