Prapaskenat/ Pse s'u arrestuar Berisha për grushtin e shtetit të ’98, refuzimi për të dëshmuar dhe rikthimi në Kuvend me një pakt pajtues! Si e harroi Azem Hajdarin

Prapaskenat/ Pse s'u arrestuar Berisha për grushtin e shtetit të ’98, refuzimi për të dëshmuar dhe rikthimi në Kuvend me një pakt pajtues! Si e harroi Azem Hajdarin

Sali Berisha dhe Azem Hajdari

Në 18 shtator të vitit 1998, Kuvendi i Shqipërisë, me votë unanime, miratoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për heqjen e imunitetit Sali Berishës, për hetimin dhe arrestimin e tij, si organizatori i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Por, Sali Berisha nuk u arrestuar kurrë për këtë ngjarje, ndonëse prokuroria, krahas kërkesës për heqjen e imunitetit, kishte dëshmi, urdhra, pamje filmike dhe fakte të tjera që provonin rolin e Berishës si organizator i pushtimit të institucioneve shtetërore me grupe të armatosura. Ditët e para pas heqjes së imunitetit, Berisha mbante grupe të armatosura në selinë e PD-së, si mburojë, ndërsa strukturat shtetërore ishin të pafuqishme për të për vepruar dhe zbatuar ligjet.

Më pas, Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij, refuzuan fletëthirrjet e prokurorisë, për t’u paraqitur në dyert e organit të akuzës, për t’ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve. Ata refuzuan dhe sfiduan 25 fletëthirrje të prokurorisë, por edhe organi i akuzës dhe policia nuk zbatuan ligjin për t’i shoqëruar forcërisht. Në 14 dhjetor 1998, pra një muaj pas ngjarjes, ministri i Brendshëm, Petro Koço, iu përgjigj interesit të deputetëve për pengesat në zbardhjen e grushtit të shtetit. Petro Koçi u shpreh në këtë seancë se krerët e PD refuzojnë qëllimisht që të dyshojnë në Prokurori, për zvarritjen e zbardhjes së ngjarjes.

Përpos të tjerave, ministri Petro Koço u shpreh se “Unë dua të theksoj që dëshmimi në prokurori prej liderëve të Partisë Demokratike mbetet vendimtare për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe dua të them që zvarritja e këtij akti qytetar prej drejtuesve të Partisë Demokratike, që është njëkohësisht edhe një akt politik, bëhet me qëllim të caktuar, sepse është në interesin e saj zvarritja e zbardhjes së kësaj ngjarjeje. Me sa duket, zgjidhja përfundimtare e kësaj enigme do të digjte përfundimisht këtë kartë politike në duart e Partisë Demokratike, të cilën ajo po mundohet ta përdorë sidomos me grevën e studentëve. Dua të them që pikërisht mosangazhimi për t’iu përgjigjur organit të prokurorisë ka nevojë për të angazhuar dhe për të merituar një grevë nga ana e atyre që vërtet dëshirojnë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”.

Me kalimin e javëve, nisën të ‘shkriheshin akujt’ mes kreu të PD Sali Berishës dhe kreut të PS, Fatos Nano, zhvillim i cili duket se dekurajoi më tej prokurorinë për të vepruar. Në 9 shtator të vitit 1999, Partia Demokratike me në krye Sali Berishën u rikthye në Kuvend. Çuditërisht, në fjalën e tij në këtë seancë plenare, Sali Berisha nuk e përmend vrasjen e Azem Hajdarit dhe grushtin e shtetit të një viti më parë. Madje, Berisha propozon një pakt politik me 8 pika, duke përfshirë rindërtimin e shtetit, konfiskimin e pasurive të paligjshme, miratimin e një ligji kundër pastrimit të parave etj.

Megjithatë, çështjen e 14 shtatorit 1998 e hapi Pandeli Majko, në atë kohë kryeministër. Ndër të tjera, në seancën plenare të 9 shtatorit 1999, Majko u shpreh: “Për sa i përket problemeve që kanë të bëjnë me drejtësinë, në bazë të Kushtetutës, ekzekutivi është i ndarë nga drejtësia dhe unë do t’ju ftoja z. Berisha, edhe si Kryeministër i Shqipërisë, edhe si deputet i Kuvendit Popullor, pavarësisht nga obsionet që ju mund të keni karshi drejtësisë shqiptare, ai është një institucion i cili duhet respektuar dhe, kur ai ju fton që ju të dëshmoni qoftë për vrasjen e z. Hajdari, qoftë për problemet e 14 shtatorit, ju jeni i barabartë ndërmjet të barabartëve me qytetarët që ndodhen jashtë mureve të këtyre sallave, duhet të depononi, dhe deponimi juaj, ashtu siç u bë me të dërguarin e Ambasadës Amerikane, duhet të bëhet edhe përballë institucioneve shqiptare. Besoj se ky është rregulli numër një për një njeri, i cili diskuton në shtetin e tij për Paktin e Stabilitetit jo vetëm në rajon, por edhe në vendin e tij, në Shqipëri”.

Përgjigja e Berishës ishte si vijon: “Ju shtruat problemin e dëshmisë sime dhe unë ju garantoj ju dhe këtë Parlament, se në rast se ju do të vendosni në hetim prokurorë që kanë bashkëpunim direkt me kriminelë, me vrasës dhe organizatorë të krimit, unë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi do të zbardhim të vërtetën mbi atë vrasje në një kohë shumë të shkurtër. Ne i kemi dëshmitarët që kanë parë me sy vrasjen dhe jo një, por disa. Ne ju garantojmë ju se kemi dëshmitarë edhe për organizatorët e vrasjes, prandaj z. Kryeministër i jepni mundësi këtij hetimi, miratoni një ligj që t’i shkëpusni një here e përgjithmonë rakipët dhe tiranët prokurorë, në mënyrë që çështja të zbardhet brenda një jave”.

Berisha tashmë nuk akuzonte më Fatos Nanon, Skënder Gjinushin, Fatos Klosin etj., për vrasjen e Azem Hajdarit, pasi provat që kishin dalë, kishin hedhur poshtë akuzat e tij dhe alibinë e gushtit të shtetit. Në këtë kuadër, kryetari i PS në atë kohë, Fatos Nano i dha një mesazh Sali Berishës. “Unë do të bëj replikë direkt me z. Berisha, jo atë që nuk e bëra kur kisha pushtet ekzekutiv shumë më të vogël sesa pushteti që ka pasur z. Berisha, por replikën e një deputeti dhe qytetari. E vetmja replikë që pres prej tij është të kërkoj ndjesë për shkatërrimet që i ka bërë Shqipërisë dhe për burgosjen time”, tha Nano. Në seancat vijuese vrasja e Azem Hajdarit dhe 14 shtatori ’98 nuk u përmendën më.

 Petro Koçi në seancën e 14 dhjetorit 1998 për refuzimin e Berishës për të dëshmuar 

Rikthimi i Berishës në Kuvend 9 shtator ’99, me akuzën e pasurive 

Rikthimi i Berishës në Kuvend 9 shtator ’99, mesazhi i Majkos  

Rikthimi i Berishës në Kuvend 9 shtator ’99, mesazhi i Nanos

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastro: 22/09/2020 19:00

    Ky e ngriti krimin ne sport shteteror,permes Gazidedes e ktheu vendin ne junte,ku lante hesapet me kedo qe bzante kunder tij.Kuceder qe na futi ne pyllin serb dhe nuk po dalim as sot.Kush me mire se ky,i sherbeu Sllobos dhe grekut.Kush ishte Gazidede,i derguari ne vendet satrape te Gjirit ku dhe na beri anetar te Islamikes....Ne vend te Doruntines,na solli Janullatosin...dhe e percau dhe ata pak ortodoksi qe kemi....pas Diellit shkofte !

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 22/09/2020 17:46

    O Berisha duhet te ripet i gjallw me bixhak dhe ti hidhet kripe ne trup kjo i ben derma atij hales.

    Përgjigju
  • plepisti: 22/09/2020 17:12

    Ne cdo kohe prej vititi 1990 e ne vazhdim shqiperia ka patur qeveri gangstere qe bashkepunojne pozita me opoziten per ta ndare pasurine publike si placke tregu midis kolltukofageve, dhe ti shpetojne burgut dhe denimeve nga njeri tjetri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë