Buxheti 2022, Spaho debat me Shalsin: Rrisni pagat, në të kundër ryshfeti në administratë s’ka për t’u zhdukur! Ndërhynë Shehi: Po na jep leksione ky ne?

Deputeti i PD-së, Edmond Sapho tha se ky buxhet 2022 nuk ka asgjë pozitive pasi po rrit borxhin dhe më tepër nuk parashikon rritjen e pagave dhe pensioneve në mënyrë të konsiderueshme. Ai tha se për shkak të pagave të ulëta në administratë ekziston ryshfeti i vogël ku qytetarët duhet të paguajnë diçka për çdo letër që marrin. Sipas tij kjo do të shmanget vetëm kur atëherë qeveria të ngre në mënyrë sinjifikative pagat dhe pensionet. Por kjo ka sjellë replika mes tij dhe kryetarit të komisionit Eduarta Shalsi, ku ka ndërhyrë edhe Dashamir Shehi.

Debatet në komision

Edmond Spaho: Ju e paraqisni me nota pozitive edhe të ardhmen edhe borxhin. Po ku qenka kështu, hajde vendosim rregullin fiskal. Por nuk jemi mirë dhe optimizmin na e jepni me qa doza sa ekziston realisht. Nuk ka optimizëm sa kohë marrim borxh. E hoqëm rregullin fiskal sepse ndryshe ngelim pa investime dhe rriskojmë edhe pagat dhe pensione. Është më e udhës të na ekspozoni gjendjen siç është dhe të bisedojmë bashkërisht se çfarë mund të bëhet. Sot jemi në nivelin më të ulët të pagave. Po nuk patëm një program që në harkun e 4 viteve të dyfishojmë pagat dhe pensionet, ne nuk shkojmë agjëkundi, Ky nivel i ulët dhe qesharak i pagave dhe pensioneve, më kujton komunizmin me shprehjen ju bëni si sikur paguani dhe ne bëjmë sikur punojmë. Dhe tani është i njëjti skenar., ku sot vëmendjen e kanë të ryshfeti i vogël, ku për çdo letër duhet të paguash diçka është i lidhur direkt ne nivelin e ulët të pagave dhe pensioneve. Ky korrupsion duhet të ulet se është më i madhe dhe më i përhapur se korrupsioni i madh me miliona. Prandaj duhet të rrisim pagat dhe pensionet.

Edmond Spaho-Shalsit: Për replikë se më zure në gojë edhe emrin

Eduart Shalsi: Një sekond se po i thoja zonjës Denaj se do i jap fjalën zotit Spaho

Edmond Spaho: Duhet t’u përgjigjem juve për atë që thatë

Dashamir Shehi: Tani ky po na jep leksion neve?

Eduart Shalsi: Po mirë mo ça zakoni e keni këtë. Ju flisni nga vendi për mikrofon. Çfarë zakoni e keni këtë. Flisni këtu dhe thoni po na jep leksione ky. E di që shumë prej jush e kanë shumë problem që tjetri u duket sikur po u jep leksione. Nëse nuk jemi mësuar të dëgjoni dhe keni ardhur vetëm për të folur. Duam debat cilësor thotë dhe sa e merr fjalën. Unë kam të drejtë të them atë që dua unë të them. Për fjalën time jam përgjegjës unë zoti Shehi. Kujt i intereson ju pëlqen juve apo jo. E di që shumë prej jush e kanë shumë problem kur vetë duan të flasim të japë mendimet, tjetri u duket sikur po u jep leksione.

Edmond Spaho: Përpiqu ta ngresh nivelin e ndërhyrjes. Këtu ke njerëz që kanë mbajtur funksione shumë të rëndësishme. Nuk keni të drejtë ju sa herë që flasim ne të ndërhyni dhe të jepni këshilla. Ju jeni kryetar i komisionit dhe keni të drejtë të flisni po aq sa ne. T’ju dëgjojmë ju sa herë flasim ne të na jepni këshilla, kjo nuk është normale. Çfarë kujtoni se jeni më të kualifikuar se unë?! Unë nuk flas me demagogji prandaj iu referova tre katër fushave. Ke më pak para se sivjet. Referova efektet negative që do sjellë kjo gjendje në bujqësi. Pse takson gazin ti? Pse heq TVSH nga 6% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Ia fut të gjithë atyre bujqërve. Jo vetëm që janë rritur çmimet për inputet por ka rënë edhe cilësia. Se shkojnë blejnë pleh dhe marrin zhavorr. 10 vjet as inflacionin nuk kemi indeksuar. Shumë mirë që janë rritur pagat e arsimtarëve, ushtarakëve dhe policëve. Prej shumë vitesh kemi bërë hapa prapa në drejtim të pagave dhe pensioneve. Duhet t’i heqim nga disa burime të tjera dhe t’i kalojmë te pagat dhe pensionet. Pas 8 vitesh në pushtet fillon katër vite të tjera dhe thua nuk kemi sisteme.

Edurart Shalsi: Këtu keni minutazhin me fakte se sa pak janë ndërhyrjet e mia. E dyta, ajo që kam është se nëse unë mendoj zoti Shehi nuk kujdesem nëse ju pëlqejnë ju apo dikujt tjetër. Mua më lind e drejta të them mendimet e mia. Reagimin e kam shumë më pak emocional se ju. Unë them 5 gjëra ju shpërtheni nga vendi. Dhe nuk është çështja, duhet të respektojmë njëri tjetrin. Unë po flisja more fjalën, edhe ju edhe zoti Spaho, i pickuat, reaguat, vendosët disa epitete.


Lajmi kryesor:

‘Ekonomia’ miraton në parim pr/buxhetin 2022 dhe paketën fiskale! PD: Vota jonë kundër, nuk sjell stimul financiar! Ministrja: Parashikon ulje të borxhit dhe rritje të mbështetjes të shtresave në nevojë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë