Kuvendi u përfshi nga debate gjatë kohës që po diskutohej amendamenti i deputetit të PD-së Edmond Spaho për të rritur me 1 % buxhetin prë arsimin
Deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu.
Në një moment Zhupa vendosi një fletë në foltore ku shkruhej ‘jep dorëheqjen’
Kryetarja e Kuvendit ndërhyri për të kërkuar që të hiqet ‘nuk po bëjmë cirk’ tha ajo
Ndërkohë ministrja Manastirliu akuzoi PD se kur la pushtetin kishte lënë arsimin në shkretëtirë ndryshe nga mbështetja që kanë dhënë socialistët.
“Kishit lënë arsimit në shkretëtirë. Buxheti ishte në pikën më të zezë të tij ku nuk paguheshin pagat jo më të mendohej për rritjen e pagave. Ju latë në harresë mësuesit. 82 mld lekë parashikohet buxheti për arsimin për 2025, ¾% e GDP. Shpenzimet për arsimin zënë 10.8%. Arsimi vijon të mbetet absolut për qeverisjen e PS-së e këtë e ndjejnë dhe qytetarët shqiptarë. Me shkolla të rindërtuara, paga. Rritëm 18.8 % rritëm buxhetin e arsimit nga viti 2024.
Në debat e sipër me Zhupën Manastirliu i tha se gjuha e urrejtjes nuk I nxjerr dot nga bataku.
“ E kuptoj që nuk doni të ballafaqoheni me dështimet historike.Ky kuvend duhet të jetë vendi ku të japim shembullin për fëmijët e brezat e as të ofendojmë apo shajmë. Nuk do ia dilni dot mosrespekti, gjuha e urrejtjes nuk do ju nxjerrin nga bataku ku keni rënë ku e keni rënë. Maji do të vijë shpejt”
Në një moment ndërhyri dhe Spiropali
‘Do të dilni nga salla e Kuvendit, zonja Zhupa’
Deputeti Edmond Spaho propozoi rritjen me 1% të buxhetit për arsimin.
“Kur dolën rezultatet e tezës së Pizës mendova se do të ketë reflektim nga qeveria e do ta pasqyrojë në dokumente financiare që jepen më shumë fonde, pasi përmirësimi bëhet me më shumë para, se ndryshe nuk ke si rregullon as tekstet e as sigurinë”
Me pompë të madhe u deklarua se do të krijohej qendra më e madhe e inovacionit në rajon kur u rikonstruktua ish piramida, 30 mln euro. Sot qendra na rezulton se ajo është qendra më e madhe rajonale e kafeneve për miqtë e shokët”
Amendamenti I Spahos u rrëzua me 33 vota pro, zero abstenim e 63 kundër.
Lajmi kryesor: