Pr.buxheti i vitit 2027 dërgohet në Kuvend, do të jetë 976 mld lekë, të ardhura 907 mld lekë.

Projektbuxheti për vitin 2027
                               Viti 2026                                  Viti 2027
Të ardhurat           843,110 mln lekë                  907,882 mln lekë
Shpenzimet          906,817 mln lekë                  976,065 mln lekë
Deficiti                    63,707 mln lekë                   68,183 mln lekë

Buxheti për vitin që vjen është planifikuar 69,2 mld lekë më i lartë se aktualisht. Të ardhurat do të arrijnë 907.8 mld lekë me rritje prej 64,7 miliardë lekë.

Borxhi publik
Viti 2026                1 474 623 mln lekë
Viti 2027                1 537 962 mln lekë
Diferenca                +63,339 mln lekë

Borxhi publik është parashikuar në rritje për shkak edhe të marrjes së eurobondit, dhe në vitin2027 vlera e tij pritet të arrijë 1.5 trilionë lekë.

Investimet publike  
Viti 2026         6.5% e PBB ose 179.6 mld lekë
Viti 2026         6.9% të PBB-së ose 201.5 mld lekë
Diferencat     +0.4% ose + 21.9 mld lekë

Në vitin 2027, investimet publike parashikohen në rreth 201.5 miliardë lekë ose 6.9% të PBB-së, duke përfshirë rreth 14.1 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes.


Lajmi kryesor:

Prezantohet pr.buxheti 2027, mbi 10 mld euro për tre shtylla kryesore, Malaj: Do të dyfishohet bonusi i pensionistëve! PD mungon (VIDEO)