Preçi: Fullani e KM përgjegjës, të
dorëhiqen për të vijuar me hetimet!

TIRANE - “Guvernatori Ardian Fullani institucionalisht është përgjegjësi kryesor për vjedhjen e 713 milionë lekëvë në Thesarin e Shtetit.” Kështu është shprehur Zef Preçi, specialit ekonomie, i ftuar në studion e televizionit A1 Report.

Sipas Preçit, guvernatori Fullani dhe i gjithë bordi drejtuesi i Këshillit Mbikqyrës duhet të mbajnë përgjegjësinë që u takon, ndërsa i cilëson deklaratat për shtyp të BSH si një propagandë që nuk ndihmojnë në përmirësimin e situatës.

“Në fakt guvernatori duhet të japë llogari, si përgjegjësi kryesor. Në të njëjtën kohë kur flasim për dorëheqje është nje akt individual i secilit antar te Keshillit Mbikqyres. Duke bere deklarime te tilla si: "gjithcka eshte ne rregull", kemi adpatuar rregulloret bashkohore", etj, domethënë që puna shkon mirë kur ka ndodhur një vjedhje e atyre përmasave, domethënë duke bërë propagandë, kjo nuk shërben për nxjerrjen e përgjegjësisë së Governatorit dhe zëvëndësve (trupës ekzekutive, administrative), Këshillit Mbikqyrës ("parlamentit të Bankës së Shqipërisë) dhe Inspektorit të Përgjithshëm . Kjo nuk ndihmon për njohjen e problemeve dhe për përmirësimin e situatës së krijuar mbas këtij skandali" shprehet Preçi.

Në këtë kuadër, ai i bëri apel mazhorancës (qeverisë) që të reagojë dhe të mos flasë sipas tij për faj pa fajtorë. Preçi tha se mëfshehtësia dhe reagimi apatik i mazhorancës të bën të mendosh se problemet janë edhe më të thella, ndërsa shtoi se sistemi bankar në vend ka probleme serioze që lidhen me paratë jashtë bankës, nivelin e larte të kredive problematike, moskreditimin e ekonomisë reale, etj.

“Unë shpreh keqardhje që qeveria flet për faj por pa fajtorë. Duket sikur duan të thonë se kanë vullnetin, por bëjnë sikur kanë fuqinë. E vërteta është se kjo situatë nuk kapercehet me deklarata, se maxhoranca duhet te pozicionohet per nderhyrje energjike per rikthimin e besimit te publikut, qytetar dhe biznesit ndaj sistemit bankar. Ndonëse një pjesë e protestave janë inspiruar edhe politikisht, mbështetja qytetare ndaj saj vjen në rritje dhe ky është një sinjal për politikën që të ushtrojë përgjegjësitë e veta në dobi të interesit të qytetarëve të vendit. Nga ana tjetër, kjo mëfshehtësi lë të kuptosh se problemet janë më të thella. Ata nuk kanë lindur sot. Në këtë kuptim sistemi bankar ka probleme serioze por jo që të prekin depozitat e qytetarëve. Në të njëjtën kohë është në interes të diskutohet për këto probleme dhe rrugëzgjidhjet e mundshme të tyre për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit dhe jo vetëm për vjedhje.” vijon Preçi

preci
 
Ndër të tjera, specialisti i ekonomisë, tha se këto problemet që lidhen me keqadministrimin , domethënë me mosrespektimin e akteve rregullative në fuqi, pir edhee ndonjeungese te ketyre akteve, gje qe eshte pergjegjedi nga ana e drejtuesve ekzekutive të Bankës së Shqipërisë, çka sipas Preçit i bën ata fajtorë, në radhë të parë Guvernatorin për gjendjen e krijuar.

“Pavaresisht kësaj, kurrsesi kjo situatë nuk ndikon tek depozituesit, paratë e të cilëve janë të garantuara dhe të mbrojtura me ligj dhe agjenci të posaçme të krijuar për këtë qellim. Banka e Shqipërisë është kritikuar dhe duhet të kritikohet përveçse për administrimin që nxorri në dukje vjedhja e fundit, në radhë të parë për nivelin e kredive të këqija në bankat tregtare, pra nëse do t’i bëhet një gjyq përgjegjësia kryesore nuk mbetet tek ruajtja fizike, por te politikat që ndërmerr, te ndikimi në nxitjen e zhvillimit të ekonomisë duke ruajtur stabilitetin makro-ekonomik të saj. Normat e larta të interesit për kreditë bankare edhe pse janë ulur afër zeros për depozitat, investimi i kursimeve monetare të shqiptarëve jashtë vendit janë gjithashtu probleme për të cilat Banka e Shqipërisë ka qenë kritikuar prej kohësh. Edhe ato arritje që janë shitur së fundmi si arritje të BSH, rezulton se nuk janë të tilla, psh se "bankat janë të mirekapitalizuar", nuk preken nga kriza, etj. Kjo sepse qeveria aktuale ka negociuar me EBRD një kredi të gatshme prej 100 milionë dollarësh për sistemin e depozitave. Pra kjo situatë e krijuar në sistemin bankar në tërësi është edhe përgjegjësi e drejtuesve të Bankës së Shqipërisë.” tha më tej Preçi.
preci
 
Sa i përket peticionit të firmosur nga qytetarët në disa qytete të vendit, Preçi tha se nuk beson se me nisma të tilla mund të arrihet dorëheqja e kërkuar nga guvernatori Fullani, por e konsideron protestën dhe peticionin përkates si mjete demokratike për të përcjellë një mesazh të fuqishëm se komuniteti i qytetarëve dënon vjedhjen dhe kërkon ndëshkimin e personave përgjegjës, ndërsa tha se edhe Presidenti duhet të reagojë. Ai vijoi më tej ku kërkoi që Fullani dhe bordi drejtues të japin dorëheqjen për te mos ndikuar në përfundimin e hetimeve.

“Personalisht nuk jam i mendimit se përmes një peticioni mund të shkarkohet guvernatori. Peticioni është për t’u thënë pushtetarëve të gjithe krahëve politikë që duhet të ushtrojnë përgjegjësitë për të cilët janë mandatuar dhe jo te shfaqen si te kapur nga oligarkët. Nga ana tjetër edhe Presidenti nuk duhet të qëndrojë ne pritmeni. Do të ishte e dëshirueshme që guvernatori dhe KM të marrin përgjegjësitë e veta, që do të thotë të kryhet procesi i hetimit pa qenë prezent në post, cka mund ta kompromentonte paanshmerine dhe objektivitetin e tyre.” tha specialisti Preçi.

Në përfundim, Preçi nënvizoi se skandale të tilla ku punonjës të vetë Bankës Qëndrore, e vjedhin atë nuk janë dëgjuar ndonjëherë më parë në asnjë vend të globit. ​

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku