Preç Zogaj për Report Tv: E prisja rezultatin e 14 majit, tregoi se në luftë kundër perëndimit nuk fitohet! Berisha në betejë karshillëku me SHBA! PD mbrojti orientimin euroatlantik

Drejtuesi i këshillit Euroatlantik në Partinë Demokratike, Preç Zogaj, në një intervistë të dhënë për ‘Studio Live’ në Report Tv deklaroi se rezultati i 14 majit tregoi edhe një herë se në luftë me perëndimin nuk mund të fitosh zgjedhje në Shqipëri. Në bisedën me gazetarin Arbër Hitaj, Zogaj tha se demokratët bojkotuan se u ndien të braktisur.

“Rezultati për mua ka qenë i pritshëm. Unë e kam parashikuar këtë humbje të thellë të opozitës, asaj të madhe me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ por edhe të opozitës në tërësi ku përfshihet edhe Partia Demokratike.  Humbja në bastione përfaqëson sintezën e të gjithë asaj që ka ndodhur në Partinë Demokratike dhe në opozitën shqiptare që nga shtatori i vitit 2021, që është histori përçarjes, konfliktesh të brendshme. Është një proces i gjatë që ka lënë te zgjedhësit demokratë dhe të opozitës shijen e një braktisjeje të madhe. Ka pasur një bojkotim të madh të zgjedhjeve, sidomos në Shkodër. Vetë grupi që ka premtuar fitoren, ai i ‘Rithemelimit’ nuk ka arritur të mbajë premtimin dhe përkundrazi ka humbur edhe më thellë se sa pritej, sidomos në Bashkinë e Shkodrës, edhe pse PD zyrtare nuk kishte kandidat. Nuk mund të fitohet në këto rrethana dhe në këtë kontekst politik dhe gjeopolitik. Nuk mund të fitohen në marrëdhënia të bllokuar me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Kush mendon të kundërtën nuk jeton në këtë botë politike. Shqipëria është pjesë e vendeve të botës së lirë dhe çdo gjë që ndodh këtu është në lidhje me aleatët tanë. Nuk mund të ketë fitore elektorale nga ata që nuk pranohen nga partnerët që janë perëndimorë”, tha Zogaj.

I pyetur se ai pret ndonjë reflektim të Berishës në lidhje me këtë, Zogaj tha se ai është në një betejë karshillëku me SHBA-të por edhe me Britaninë e Madhe.

“Berisha është në një beteje sedre dhe lidhur ngushtë me këtë betejë është dhe një betejë karshillëku, kryesisht me SHBA-të por edhe me Britaninë e Madhe. Ndoshta në fillim ka menduar se do të ketë sukses. Por tashmë e provuan të kundërtën. Duke para rezultatin e këtyre zgjedhjeve ai mund edhe të reflektojë. Gjatë këtyre 30 viteve kam konstatuar se ai nuk është bindur shumë nga zhvillimet e brendshme, por gjithmonë janë zhvillimet e jashtme ato që i kanë diktuar vendime të vështira”, vijoi drejtuesi i këshillit Euroatlantik në Partinë Demokratike.

Ndërsa në lidhje me rezultatin e Partisë Demokratike zyrtare, Preç Zogaj tha se u arrit objektivi i mbijetesës dhe ruajtja e asaj që ai e quan busulla euroatlantike e partisë.

“PD zyrtare ka shpresë pë rtë ardhmen, ecën në një rrugë të ngushtë por të hapur. Ndërsa pjesa tjetër duket sikur ecën në një rrugë të gjerë por e cila është e mbyllur. Nga kjo pikëpamje PD zyrtare ka një shpresë, në këto zgjedhje për mendimin tim ajo arriti objektivin e mbijetesës. Ruajti busullën e saj euroatlantike. Të tjerët mund të bashkohen me PD-në euroatlantike dhe jo kjo PD të sakrifikojë orientimin”, tha ndër të tjera Zogaj në intervistën për Report Tv.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?