Bashkëbisedimi me njerëzit e letrave, në vendlindje të jep një emocion të vecantë, shprehet poeti Preç Zogaj, i cili zgjodhi Lezhën për të prezantuar dy librat e tij më të fundit, novela "Bija e vjetër e nënes së re" si dhe botimi me poezi "Një e tretë, dashuria".
Ky takim promovues u organiza nga Klubi Letrar "Ndoc Gjetja", ndërsa ishin të pranishëm shkrimtarë, poetë publicistë dhe miq të librit.
“Për mua është kënaqësi e veçantë sepse kam dalë nga Shoqëria Letrare e Lezhës, jam shumë i lidhur me krijuesit e rinj të Lezhës, por jo vetëm të rinjtë, sikurse edhe lexuesit lezhjanë. Është gjithmonë një rast për të biseduar me ta për letërsinë, është emocion.”-tha Zogaj.
Të pranishmit në këtë takim promovues vlerësuan maksimalisht veprimtarinë krijuese të Preç Zogajt.
Shkrimtari Ndue Dedaj shprehet se Preç Zogaj është prijës i brezave pa ndikuar as në letërsi as në publicistikë.
“Është emocion kur flas për letërsinë e Preç Zogajt, si rrallë për autorë të tjerë, për arsyen e thjeshtë se ai pa dashur mori rolin e udhëheqësit, prijësit të këtij brezi në letërsi pa ndikuar as në letërsi as në publicistikë.”-tha Dedaj.
Ndërsa botuesi Frano Kulli, shprehet se Zogaj është një histori krijuese mbi 40-vjeçare.
“Preç Zogaj është një histori krijuese mbi 40 vjeçare, e zhvilluar në pothuajse të gjitha gjinitë e krijimtarisë.”-tha Kulli.
Lezha vijon të ruajë traditën dukë nxjerrë krijues të shumtë, me poetë dhe prozatorë të talentuar, të cilët vijojnë t’i japin lexuesit shqiptar mjaft vepra të vyera.
/AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
70.3%
-
JO
23%
-
NUK E DI
6.6%
Vota total: 782
Lajme të tjera
-
U vra me thikë nga bashkëfshatari i tij jashtë një lokali në Itali, trupi i pajetë i 33 vjeçarit mbërrin në Kallmet të Lezhës
10 Qershor, 09:30
-
Rrezikoi të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë, pushuesit shpëtojnë 18 vjeçarin! I riu transportohet në spital
9 Qershor, 18:24
-
‘Plazh me mushkonja’, ankohen pushuesit në Shëngjin: Ministria e Shëndetësisë nuk kryen spërkatjet për insektet
9 Qershor, 15:36
-
Lezhë, asgjësohen 500 rrënjë kanabis në fshatin Kashnjet, nuk dihen kultivuesit
9 Qershor, 13:09
-
Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjjn, ekstradimi i britanikëve vendoset në nëntor
8 Qershor, 16:02
-
Zbulohen mbi 3200 bimë kanabis në disa fshatra në Shkodër! Në kërkim një 65-vjeçare që po kujdesej për bimët narkotike
8 Qershor, 09:42
-
Po Berisha a ka ndonjë zgjidhje për bashkimin e PD-së?
7 Qershor, 09:23
-
Lezhë, gjenden të kultivuara në fshatrat Vinjoll, Fushë-Milot dhe në Dajç 694 bimë kanabisi, ende nuk dihen autorët
6 Qershor, 11:49
-
‘Mi kanë lënë në oborr të shtëpisë’, gjykata e Lezhës lë në burg 66-vjeçarin që u arrestua për prodhim minash me telekomande për grupet kriminale
6 Qershor, 11:08
-
Autoriteti nis hetimet për gjetjen e eshtrave të 44 të zhdukurve të ‘Spaçit’! Historiani: Pse shteti heshti! 3 dekada pa protokoll, Marku: Zhvarrosëm 14 burra
5 Qershor, 16:52
-
‘Fjollë dashnie’, takimi poetik mbledh poetët e rinj në Lezhë, tinguj violine dhe poezi në gegnisht në takimin e Pllanës
5 Qershor, 16:05
-
Shëngjin/ I thyhen xhamat e makinës ish-kandidates së PD-së për këshillin Bashkiak Shkodër, Alida Haxhisë
5 Qershor, 09:13