S’kanë të sosur skandalet në procesin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Përveç ndërhyrjeve dhe “bërrylave” brenda PD për preferencat ndaj kandidatëve, duket se në lojë kanë hyrë zyrtarisht edhe PS e LSI, përfshirë deri edhe strukturat qeveritare.
 
Prefekti i Kukësit, Liman Morina, ka publikuar një status të çuditshëm në “Facebook” ku fton të rinjtë e Hasit, Tropojës dhe Kukësit që të votojnë Belind Këlliçin për kryetar të FRPD.
 
“Nesër siç e lam, ata që janë anëtarësuar te PD, të votojnë Belindin. Respekte L.M”, shkruan Morina.
 
Postimi i tij ka ngjallur reagime të ashpra dhe është pritur me mjaft kritika brenda PD, sesi një zyrtar i lartë i PS ndërhyn në procesin zgjedhor të PD. Gjithashtu, edhe kryetari i FRESSH në Lezhë, Ermal Pacaj shkruan në “Facebook” se zgjedhjet për FRPD do t’i fitojë dhëndri, siç e quan ai, Belind Këlliçi.

prefekti

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)