Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, ka mbledhur sot grupin e emergjencave civile për të bërë një përditësim të plotë të situatës së krijuar nga defekti i rëndë në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Në takim u raportua se dëmtimi ka qenë serioz dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga të gjitha strukturat përgjegjëse.

Aktualisht, 19 autobote janë shpërndarë në pesë rajone të qytetit për të garantuar furnizimin minimal me ujë për qytetarët, ndërsa katër prej tyre kanë ardhur në ndihmë nga Bashkia Himarë.

Paralelisht, edhe rezervat e shtetit janë angazhuar në terren, duke shpërndarë koli me ujë për familjet në nevojë dhe për institucionet prioritare.

Prefektura ka aktivizuar pesë grupe monitorimi, të cilat ndodhen në terren për të ndjekur nga afër situatën, për të evidentuar problematikat dhe për të koordinuar ndërhyrjet.

Ndërkohë, fashot speciale për riparimin e tubacionit, të porositura në Turqi, do te mberrijne ne Rinas ne ore 15:00 dhe në Vlore në orën 17:00. 4 brigada po përgatisin vendin e punës për instalimin e fashove.

Prefektja e ka cilësuar situatën si të papranueshme, ndërsa theksohen se qytetarët i kanë sytë nga shteti për zgjidhjen e kësaj krize.

Pas rikthimit të furnizimit normal me ujë, është paralajmëruar se do të kryhet një analizë e plotë, si për investimet e kryera, ashtu edhe për funksionimin e ndërmarrjes se Ujësjellësit të Kanalizimeve Vlorë.


Lajmi kryesor:

‘Po na zë kolera’, vlonjatët 4 ditë pa ujë! Tensione para Bashkisë, letra higjienike e vezë policëve! Rama: Po vijnë 3 pjesë nga Turqia për defektin, plasi syri i keq