Policia e Fierit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi gjykata kishe vendosur masën ‘arrest me burg’ për të.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin nga Ballshi, K. M., i cili në mënyrë të vazhdueshme kishte përndjekur për një kohë prej 5 muajsh shtetasen B.Ç.

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për "Përndjekje" bije në prangat e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.

23-vjeçari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajësh shtetasen B.Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.