Astronautët e bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës kanë dërguar një mesazh me rastin e festës së Krishtlindjeve.
“Sezoni i festave, ka të bëjë me kalimin e kohës me miqtë, familjen dhe njerëzit e dashur. Këtë vit ne do të jemi në orbitë larg tyre, kështu që ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet nga zemra dhe shpresojmë të keni një festë të mrekullueshme”, thuhet në videomesazhin e publikuar nga NASA.
Sunita Williams, Barry Wilmore, Don Pettit dhe Nick Hague u nisën në hapësirë më 5 qershor të këtij viti në atë që do të ishte një mision testimi tetë-ditor.
Por anija kozmike Starliner e prodhuar nga Boeing pësoi disa probleme teknike dhe që atëherë ka ngecur në hapësirë.