TIRANË- Prej 6 muajve e shtruar në spitalin Neurologjik pranë QSUT, falë ’Pa Gjurmë’ identifikohet e moshuara Drana Alushi. Pas publikimit të fotos në program, familjarët mësuan live për fatin e nënës së tyre. Deri pasditen e kësaj të marte kur ’Pa Gjurmë’ e bëri publik rastin, 71-vjeçarja nuk ishte identifikuar, as nga bluzat e bardha, por as nga policia e Fierit ku familjarët kishin bërë denoncimin për humbjen e Drana Alushit pak muaj më parë.
Atë që s’mundën dot ta bënin institucionet në 6 muaj, e bëri ’Pa Gjurmë’ në 60 minuta të transmetimit live.

Në spitalin Neurologjik të Tiranës, në pavionin numër të dy në katin e katërt ku ndodhej e shtruar në gjendje të rëndë, e moshuara. E intubuar, për zonjën e paidentifikuar nuk kishte asnjë informacion, ndërsa nuk dihej sesi kishte përfunduar në atë gjendje.
Mëngjesin e kësaj të marte në redaksinë e ’Pa Gjurmë’ një pacient, i cili kishte ndarë të njëjtën dhomë me zonjën dërgoi ekskluzivisht fotot, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, pasi për të nuk ishte paraqitur asnjë nga familjarët.
Sipas informacioneve të marra në rrugë jozyrtare, 71-vjeçarja ishte sjell nga disa qytetarë në urgjencën e QSUT-së, pa ndjenja, ndërsa nuk dihen rrethanat sesi kishte ndodhur.
Pas mbërritjes së këtyre fotove, ’Pa Gjurmë’ kërkoi ndihmën e qytetarëve për të mësuar rreth identitetit të zonjës, e cila ishte në gjendje kome deri mëngjesin e kësaj të marte, kur fatkeqësisht ajo ndërroi jetë.Këtë lajm e bija e mësoi live përmes ekranit. Mimoza Alushi telefoni urgjent në Report TV:
’Po, ajo në foto është nëna ime. Ka mbi 4 muaj që ishte e humbur dhe nuk kishim lënë vend pa e kërkuar. Kemi bërë denoncimin edhe në policinë e Fierit, por nuk kishim mundur të zbulonim asnjë gjurmë. Kam kontrolluar gjithashtu nëpër spitale por asgjë. Edhe në morg kam kërkuar. Jemi nga fshati Rom, i Fierit nga ku u largua nëna. Kur pashë foton në ekran u shokova. Nuk desha tu besoja veshëve se nëna ime paska ndërruar jetë pak orë më parë. Ndjehem e pikëlluar për këtë, por juve ju falenderoj shumë që bëtë të mundur gjetjen e saj’-u shpreh e përlotur e bija
O.D./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
64.2%
-
Jo
27.7%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 148
Lajme të tjera
-
Burri kërcënon me jetë 67 vjeçaren që i dha fund martesës pas dhunës gjatë 48 viteve, çfarë do të ndiqni sot në ‘Pa Gjurmë’
19 Janar, 14:28
-
Zhdukja e 49 vjeçares që shkoi për të hedhur mbeturinat dhe dëbimi i 51 vjeçarit nga banesa e tij, çfarë do të ndiqni sot në ‘Pa Gjurmë’
18 Janar, 12:39
-
Del nga jetimorja, ‘Pa Gjurmë’ i gjen familjen! Pas 18 vitesh takohet live me nënën biologjike, Luis Sheta merr mesazhin prekës nga i vëllai
17 Janar, 18:45
-
EKSKLUZIVE/ U rrëmbye për 10 ditë dhe u shfrytëzua për të lypur në Tiranë, i mituri nga Vlora shpëton pas denoncimit në 'Pa Gjurmë'! E ëma: E kanë droguar (VIDEO)
11 Janar, 17:47
-
Natën e Vitit të Ri i iku nënës nga duart, humbet i mituri nga Vlora! Qytetari e dorëzoi në komisariat, policia e lë të lirë
10 Janar, 18:36
-
Gjendet i riu nga Tepelena, u habit kur pa veten në ’Pa Gjurmë’! Nëna rrëfen takimin: Në emisionin e parë dola duke qarë, tani po dal e qeshur
9 Janar, 17:54
-
VIDEOT më të klikuara në 2022/ Asnjë kontakt me të bijën, ’Pa Gjurmë’ i gjen vendndodhjen! Nëna: Jetoj e kyçur prej 7 vitesh
2 Janar, 16:12
-
Propozim i pazakontë për martesë në ’Pa Gjurmë’! Ish-punonjësja e seksit nga Tirana surprizohet ‘live’, ish-klienti i saj i vë unazën në gisht
28 Dhjetor 2022, 21:18
-
Propozim i pazakontë për martesë në ’Pa Gjurmë’! U dhunua nga bashkëshorti dhe humbi të bijën, një ish-punonjëse seksi surprizohet live nga ish-klienti
28 Dhjetor 2022, 17:19
-
Rrëfimi i ish-punonjëses së seksit, si gjeti dashurinë tek klienti pas 2 viteve torturë! Sot në ‘Pa Gjurmë’ në 16:00 në Report Tv
28 Dhjetor 2022, 13:51
-
Emocione dhe lot në ’Pa Gjurmë’ ! Gjen pas 41 vitesh nënën, ajo e refuzon: Nuk bëra dot më fëmijë, mbrapa s’kthehem! Djali: Ndoshta një ditë do trokasë tek unë
23 Dhjetor 2022, 18:27
-
Ekskluzive në ‘Pa Gjurmë’, flet nga Kenia mikesha e Xhoit, 22-vjeçares keniane të dhunuar barbarisht: Roli i shoqes së dhomës dhe i dashuri shqiptar, biznesmen i rëndësishëm
22 Dhjetor 2022, 16:27