Prej ditësh i shtruar në spital, ndërron jetë nga COVID gazetari Artjan Tepelena

Prej ditësh i shtruar në spital, ndërron jetë nga COVID gazetari Artjan Tepelena

Gazetari Artjan Tepelena

Ka ndërruar jetë nga COVID gazetari Artjan Tepelena. Gazetari dhe drejtor programacioni është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 58-vjeçare.

Artjan Tepelena prej ditësh ishte i shtruar në një nga spitalet COVID në kryeqytet, por nuk ka mundur që të fitojë betejën me sëmundjen.

Miq dhe të afërm të gazetarit kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale. Edhe vëllai i tij ka shkruar fjalët më të ndjera.

‘Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti...Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport...Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar...Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe - Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar...U prehsh në paqe!’- shkruan edhe vëllai i tij.

Postimi i vëllait të tij Ilir Tepelena

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Ndarja nga jeta e gazetarit Artjan Tepelena, Basha: Virusi e ndau dhimbshëm nga familja dhe miqtë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndajen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena për shkak të COVID.

"Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Artjan Tepelena! Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar. I jam pranë familjes, të afërmve dhe kolegëve gazetarë, që fatkeqësisht, për shkak të pandemisë kanë humbur miq e bashkëpunëtorë të shumtë të shtypit të shkruar dhe televizionit. U prehtë në paqe!", shkruan Basha.

Ora 11:07
Ndarja nga jeta e Artjan Tepelena, reagon presidenti Meta: Trishtim, do kujtohet si shembull i duhur për gazetarët shqiptar

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena. Meta shkruan se Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë.

‘Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve! Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion. Të prehet në paqe!’- shkruan Meta.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë