Tashmë prej më shumë se 3 javësh, qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe figurave që kanë dominuar skenën politike prej rreth 35 vitesh. Në ditën e 23, grumbullimi vijon të zhvillohet sipas të njëjtit itinerar, fillimisht te seshi ‘Skënderbej’ e më pas drejt kryeministrisë.
Sot për herë të parë ''grupi organizator i protestës'' ka dalë me listën e kërkesave të plota drejtuar qeverisë me në krye kryeministrit Edi Rama, që u lexua nga ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj:
“Sot jam autorizuar nga grupi koordinues i protestës. Në emër të grupit koordinues, duke dëgjuar propozimet e sovranit, dalim sot para jush me këtë deklaratë për të sqaruar protestuesit dhe gjithë bashkëkombasit se kjo protestë kërkon:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:
* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.
Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:
* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.
* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.
* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.
* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, janë kërkesat.
Nga kërkesat u zhduk plotësisht figura e Sali Berishës dhe akuzat që turma deri më sot i ka drejtuar edhe kundër tij. Mbetet për t’u sqaruar kë përfaqëson realisht Goxhaj, pasi deri më sot nuk janë shpallur zyrtarisht emrat e grupit të organizatorëve.
I menjëhershëm reagimi i kryeministrit Rama, i cili publikon pasazhe nga mediat sociale të Dritan Goxhajt ku ai mbron cështjen iraniane dhe sulmon Shba dhe Izraelin.
"Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkruan Rama në postimin e tij.
Lajmi në përditësim...
Një qytetar ka deklaruar gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë se gardhet po bien anembanë Shqipërisë. Sipas tij, i vetmi gardh që do të vijojë të mbetet, është gardhi që qytetarët i kanë bërë kryeministrit Edi Rama, deri në largimin e këtij të fundit nga pushteti.
Qytetari tha gjithashtu se teksa po protestohet për 23 ditë me radhë, qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme.
Ai shtoi se përmes këtij projektligji, qeveria do të rrisë taksat për qytetarët e thjeshtë dhe do të zerojë taksat për oligarkët që sipas tij do të ndërtojnë në zona preferenciale.
“Teksa ne protestojmë për 23 ditë me radhë, qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme. Do të rrisë taksat për ne që të mbushë buxhetet e bashkive që kanë vjedhur dhe janë në SPAK dhe do të zerojë taksat për oligarkët që do të ndërtojnë në zona preferenciale. Por gardhet po bien anëmbanë Shqipërisë, nga Zvërneci, në Rrjoll e në Kakome. I vetmi gardh që nuk do të bjerë është gardhi që ne do i bëjmë këtu këtij, derisa ky të ikë në shtëpi”, tha mes të tjerash një protestues.
Një student mori fjalën nga podiumi i protestës, i cili kërkoi të drejtën për tu arsimuar, një sistem të ri që nuk funksionon kundër të rinjve, por pro tyre.
“Jam këtu si një nga mijëra të rinj që duan të ndërtojnë një të ardhme në një sistem që duket sikur punon kundër nesh. Na thuhet të studiojmë, të punojmë fort, se merita do të shpërblehet, por përditshmëria jonë tregon diçka tjetër. Shumë prej nesh paguajnë materiale nga xhepi, përballen me mungesë mundësish dhe institucione që flasin për ne, por kurrë nuk na dëgjojnë.
Pse duhet të paguajnë të rinjtë çmimin e problemeve që nuk i kanë krijuar? Pse duhet të jetojmë me frikën se e ardhmja mund të bllokohet larg nesh? Pse duhet të luftojmë për gjëra që duhet të ishin normale: transparencë, meritë dhe dinjitet?
Ne nuk kërkojmë privilegje, kërkojmë institucione që mbajnë përgjegjësi. Kërkojmë që zëri ynë të dëgjohet, sepse arsimi nuk është favor, është e drejtë. Poshtë sistemi, poshtë Rama”, tha i riu.
Aktivistja Luçiana Kokaj, e cila është edhe një prej nismëtareve të protestave që po zhvillohen në Tiranë, gjatë fjalës së saj në tubim është shprehur se protestuesit do të kërkojnë një kontratë të re sociale me shtetin.
Kokaj tha se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i njeh referendumet, por sipas saj, pushtetarët në vendin tonë kanë ndryshuar ligjet, në mënyrë që zëri i qytetarëve të mos dëgjohet. Këtë gjë, Kokaj tha se do të ndryshojnë përmes protestave.
Ajo tha gjithashtu se mes protestuesve nuk ka ndarje fetare, politike apo krahinore. Sipas Kokajt, misioni i të gjithë protestueve është ‘pastrimi i shtëpisë së tyre’ nga klasa politike aktuale.
“Kërkesat janë shumë të qarta. E para është dorëheqja e kryeministrit. Ne nuk jemi këtu për të bërë parti politike, por për t’i dhënë një faqe të re Shqipërisë. Dhe jemi këtu për të kërkuar një kontratë të re sociale të qytetarëve me shtetin. Ku mos të jenë më vetëm 140 deputetë që do vendosin për fatet tona, ku mos të jenë më vetëm 2 persona që emërojnë deputetë me lista të mbyllura për të vendosur për fatet tona, por të kemi ne të drejtën për të vendosur për fatet tona. Sesi kjo do zgjidhet, absolutisht që do jenë edhe ekspertët që do japin mendimin e tyre dhe që do konkludojë në kërkesa të sakta. Patjetër që Kushtetuta e njeh referendumin, por këta për të mos na lejuar ne që të kemi zë të fortë, i kanë ndryshuar ligjet. Dhe ne këtë do e ndryshojmë nga ky shesh. Çdo orientim që do marrë protesta, do jeni ju ata që do vendosni. Zëri juaj do dëgjohet deri në fund dhe nuk do të mund askush të negociojë mbi emrin tuaj. Kjo protestë është përtej bindjeve fetare, politike e ndasive krahinore. Ne jemi këtu për Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë dëgjuar një deklaratë të pasaktë, që ne nuk kemi asnjë ndarje fetare. Ne s’jemi këtu për Palestinë, Izrael, Amerikë, por për të pastruar shtëpinë tonë”, tha aktivistja Luçiana Kokaj.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së qytetarëve në ditën e 23. Në protestë kanë shkuar edhe deputetë të PD, Jorida Tabaku e të tjerë.
Salianji kandidoi gjithashtu dhe për kryetar të PD, por Sali Berisha e përjashtoi nga gara me argumentin se nuk ishte pjesë e strukturave. Qytetarët në protestë kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha, si dy figura që kanë dominuar skenën politike për më shumë se 35 vite.
Ilir Xhemalaj, përfaqësues i sindikatave të pavarura të Shqipërisë lajmëroi ditën e nesërme protestë në orën 10:00 përpara ministrisë së Ekonomisë e Financave, duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar.
“Sot kam një thirrje për çdo punëtor, pensionist, çdo të ri e qytetar të ndershëm. Në sindikatat shqiptare, nuk e kam për ato që janë lëpirë me shtetin për 36 vjet, e kam për sindikatat e reja të cilat nesër do të mblidhen përpara Ministrisë së Financave për të protestuar. Ju ftoj të jeni me ne.
Nesër proteston Shqipëria që punon, punëtori që zgjohet para lindjes së diellit dhe mezi e mbyll muajin. Pensionisti që pas një jete pune, numëron ato qindarkat përpara farmacisë për të blerë ilaçet. Proteston i riu që punon, por nuk arrin të blejë një shtëpi për familjen e nuk ndërton dot një familje.
Kur punëtori varfërohet nga puna e tij, ka diçka që nuk shkon. Nuk ka ekonomi të fortë dhe qytetarë të varfër. Nuk kërkojmë privilegje, vetëm dinjitet që të punojmë në vendin tonë dhe të rrisim fëmijët në vendin tonë.
Një vend nuk mbahet në këmbë nga lëmosha që këta pushtetarë i japin çdo punëtori. Një vend mbahet në këmbë nga punëtorët. Prandaj sot ftoj qytetarët që të bashkohen me protestën e sindikatave në orën 10:00. Askush nuk del për karrige e politikë, vetëm për dinjitetin tonë”, tha Ilir Xhemalaj.
Grupi organizator i protestës ka dalë me listën e kërkesave të plota drejtuar qeverisë me në krye kryeministrit Edi Rama, që u lexua nga ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj.
“Sot jam autorizuar nga grupi koordinues i protestës. Në emër të grupit koordinues, duke dëgjuar propozimet e sovranit, dalim sot para jush me këtë deklaratë për të sqaruar protestuesit dhe gjithë bashkëkombasit se kjo protestë kërkon:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:
* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.
Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:
* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.
* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.
* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.
* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.
Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, janë kërkesat.
Komente










Ja ku e keni hapur fare. Agjentin iranian qe jep ultimatum per doreheqje te qeverise Shqiptare. Goxhaj ky ushtar besnik i Ajatollahut.
PërgjigjuIsh ushtaraku ish luftetar i UCK po jep ultimatume nga protesta e kercenimeve ,sharjeve dhe epiteteve te shqiptareve.Familjet e cdo vatre shqiptare e cfare do lloj besimi partiak priti dhe strehoj familjet e Kosoves gjate luftes dhe vjen ky dhe jep ultimatume nga sheshi ku u dhunuan gjithe keto dite psikologjikisht ato familje! Po kush jeni ju qe shkelni me kembe te drejtat njerezore te popullit qe nuk ju erdhi ne ate protest agresive?Vetem kutit e votime jane legjitimitet ne Shqiperi dhe asnje ultimatum tjeter! Te lirohet bulevardi dhe tu kthehet qytetareeve te Tiranes.
PërgjigjuShume proteste serioze, qe do mbetet vetem e bukur ,kur udheheqsi eshte nga Kosova a thua ne nuk ka mbetur kembe shqiptariKJO ESHTE si psh. djali i n dare ne shtepine e jeten e vet , kthehet ne shtepine e NENES e kthen ate permbys se nuk i rrihet pa futur hundet Kini pak respekt , se kjo NENA ua hapi dyert kur patet nevoje Po rraca e Albinit keshtu ben edhe me Ameriken qe I dha lirine MBLIDHNI MENDJEN
PërgjigjuCfare pune ka nje Kosovar te beje aktivitet politik ne Shqiperi?! Ne shqiptaret kaq te vobekt jemi, sa te na drejtojne kosovaret dhe çamet?! Kosovaret dhe çanet na konsiderojne "dele" ne shqiptaret. Na kan vjedhur gjithmone, na e kan futur sa krahu gjithmone. Normal...
PërgjigjuEshte Shqiptar o loqe, Shqiptar i Shqiperis.
Ky Dritan Goxhaj nga Kosova le te protestoje nje here ne Kosove qe ka dy vjet pa qeveri , se nga qeveriia shqiptare nuk fiton a humbet gje O me falni po po te pakten shkruaje te zezen mbi te bardhe se do qe edhe Shqiperine ta drejtoje Albini Jo o jo shihini ahirin ati qe kini se ne mire e kemi tonin 2 m te gjate Nge ajo proteste u shuajten shqiptaret e Shqiperise qe te vine te bejne pershesh ata qe e quajne veten diaspore Shume qesharake Po perse vazhdoni oshqipo te dilni kur ua marrin buken nga dora apo vetem te beni vidio ????!!!!
PërgjigjuOre si ka mundesi qe ketyre qe u dhembka shpirti per korruspionin masiv ne Shqiperi nuk kane thene asnje fjale per aferen korruptive me te madhe ne Shqiperi? Per vjedhjen ne rrugen e Kombit.
PërgjigjuKERKESA QE KRYEMINISTRI SI NE HUNGARI DERI NE 2 MANDATE ASHT PERFEKT.KISHTE ME KEN MIRE ME SHTU EDHE PIKEN E 6-QE PRESIDENTI TE ZGJIDHET NGA POPULLI QE MOS ME KEN SAHANLEPIRES DHE ÇADER MBROJTESE E PARTISE NE PUSHTET.
PërgjigjuMe ne fund doli dhe nje liste qe mund te shqyrtohet. Tani, keta qe duan te tere keto ndryshime, me shume se sa protesta ditore perse nuk kerkjojne nje referendum. Kushtetuta ja jep kete te drejte. Neni 150 pika 1: “Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.” Gjysma e listes me kerksa zgjidhet ne kete menyre: * ndryshimin e Kodit Zgjedhor; * ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme; * Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura. * Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore. * Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”. * Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike. Dite per dite po thuhet se ne shesh mblidhen me qindra mijra protestues. 50 mije firma jane buke me djath! Brenda nje dite proteste mund te mblidhen!
PërgjigjuPo po te gjitha ketkesat do plotesohen, O injorant antishqiptar
PërgjigjuUne kam edhe nje kerkese shtese.Te japi doreheqjen Cardinale nga milani.
PërgjigjuOre gomere megjithe kerkesat tuaja pa sens, kete qeverine jopartiake kush do e drejtoje? Pse jeni kaq injorante? Edhe sto kerkesa qe beni i keni absurde, kush qenkan keta qe brenda 12 muajsh ne nje parlament qe drejtohet nga socialistet do tju a plotesoje?
PërgjigjuKerkesa te renda sidomos ndryshimi i kodit zgjedhor , duket njesoj si kerkesa e Berishes ne 91.shin . Jam kurioz te shikoj kush jane politikanet e rinj . Nga ana tjeter ca piper u duhej politikaneve ne pushter
PërgjigjuPirdhuni tani ! Mjaft !
PërgjigjuKurse kērkesa ime ēshtē qē ju tna hani mutin. A jeni dakord.
PërgjigjuKëta duan rrumpallë por Noc Rrokun do marin...
PërgjigjuSi harruat te vendosnit si kusht largimin e israelit nga gaza dhe nga libani i jugut,te japin doreheqjen Trampi me Netanjahun
Përgjigju