Prej tre muajsh në çadër/ Kryefamiljari kërkon kontejner për strehim: Fëmijët kanë frikë, çfarë bie jashtë futet brenda (VIDEO)

Familja me 5 anëtarë në Manzë të Durrësit jetojnë ende në një çadër edhe pasi kanë kaluar më shumë se tre muaj nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryefamiljari Floriani është i vetmi që punon në familje. Ai është kthye nga Greqia ku punonte si emigrant për t'i qëndruar  pranë familjes pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë.

"Kam tre muaj që jetoj në çadër qëkur ka rënë tërmeti,jemi 5 pjesëtarë në familje. Vajza e madhe është 5 vjeç tjera është 3 muajshe", tha kryefamiljari

Floriani tregon se në ditët me shi, fëmijët kanë frikë të qëndrojnë në çadër. Ai bën apel që t'i sigurohet një kontejner.

"Nëse ka mundësi të më ndërtohet shtëpia, ose të paktën të më sjellin një kontejner të paktën për fëmijët se trembën. Gjithë natën rrinë pa gjumë nga frika", tha Florian Sulaj.

I pyetur nëse ka përfituar bonus qiraje ai shprehet se ende nuk e ka marrë.

"I kam bërë letrat por nuk e kam marrë, i kam atje dokumentet", tha Florian Sulaj

Nëna e Florianit mes lotësh tregon jetesën e vështirë në kushtet e një çadre dhe kërkon një kontejner që nipërit e vegjël të mos kenë ftohtë.

"Një ndihmë për fëmijët duam, një kontejner të paktën janë të vegjël kanë ftohtë. E kemi 3-4 muajsh të voglën, se çfarë bie jashtë futet brenda", tha nëna

Report Tv ka kontaktuar me kryetarin e njësisë administrative të Manzës Muharrem Sula i cili tha se ishte në dijeni të situatës së familjes Sulaj, por e kanë të pamundur që t'i ofrojnë një kontejner.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njeri mut e tjetri shurre: 08/03/2020 01:02

    Rri ne cader o njeri se je mire,,,aman vetem mos harro te dalesh e te votosh per edi ramen,,po ce do kontenierin,,,prit dhe pak se do vije vera e nuk te duhet shtepia,,bile as rroba ,ver dy gjethe fiku nje para e nje mbrapa....hajt zoti te dhashte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen