Prej vitesh i murosur pas shëmtisë së kaosit 'liridemokratik' shikoni si është transformuar hyrja e Shkodrës! Rama: Ishte kthyer në xhep falco, si Lana e viteve 2000

Hyrja e Shkodrës i është nënshtruar tashmë një transformimi të madh infrastrukturor me investimin e ri me vlerë prej 10 milionë eurosh. Tashmë janë hequr ndërtimet pa leje të cilat ishin në hyrje duke i dhënë qytetit një pamje krejt tjetër. 

Pamja e mahnitshme e liqenit dhe Bunës, e cila ndër vite ishte murosur pas shëmtisë së kaosit “liridemokratik” siç thotë Rama në një postim në facebook - tashmë duket nga rruga.

“Për herë të pashë liqenin nga rruga se hyrja ishte kthyer në xhep falco,  siç ka qenë dhe hyrja e Vlorës dikur kur ishte një parrullë lecke me bojë  e futeshe në një gropë e s’dukej deti…dhe këtu sikur futeshe tek Lana e Tiranës së viteve 2000” tha Rama në takimin me kandidatët socialistë sot paradite në Shirokë. 

Rama pranon se Shkodra është lënë pas dore por se qeveria tashmë ka kthyer sytë drejt saj me një sërë projektesh mes tyre dhe ky për transformimin e hyrjes së qytetit.


‘Projekti  do të transformojë imazhin e Shkodrës e do ti japë shumë energji pozitive e krenari atyre që banojnë në Shkodrën që e ka bekuar Zoti me të gjitha llojet e saj. Çdo gjë që natyra mund ta ofrojë Shkodra e ka por na duhet mbështetja e popullit të shkodrës e socialistëve dhe e demokratëve të Shkodrës.

Hekurudha Durrës- Prishtinë është një tjetër projekt që do të ndihmojë Shkodrën ndërsa në mandatin e katërt ka dhe projekte të tjera

“Duam të bëjmë shumë për Shkodrën. Është vendi më i lënë mbrapa nga të gjithë të tjerët në Shqipëri. Këtu jemi në betejë të përditshme me prapambetje të madhe, por populli i Shkodrës e sheh ndryshimin. Kemi ndryshuar Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë Arrrëz. Duke vendosur Shkodrën në qendër të gravitetit të gjitha të tjerat do të fitojnë shumë më tepër. Do vijojmë ta mbështesim fuqishëm nga projektet madhore të qeverisë deri tek hekurudha “Durrës – Prishtinë që do të cekë Shkodrën si domosdoshmëri. Projekt shumë imadh në proces por dhe projekte të vogla” tha Rama.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Plagoset me thikë një person në Pogradec, ndodhet jashtë rrezikut për jetën! Policia në vendngjarje

Plagoset me thikë një person në Pogradec, ndodhet jashtë rrezikut për jetën! Policia në vendngjarje