Një fans i grupit muzikor “Coldplay”, zgjodhi “Wembley Stadium” në Londër, në kuadër të turneut të bandës së drejtuar nga Chris Martin, për t’i kërkuar të dashurës së tij për t’u martuar.
Kështu, ndërsa grupi po këndonte këngën “Fox Yoi”, ai u ul në këmbët e partneres dhe i kërkoi të martoheshin bashkë. 90 mijë personat e pranishëm në ‘Wembley Stadium’, u ndalën për të parë skenën romantike.
Pasi ajo tha po, ai i vendosi në gisht unazën gruas së tij të ardhshme.