TIRANE-Mjekët dhe infermierët janë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve në shtëpi. Pasditen e sotme në orën 17:30, qytetarët e Tiranës të vetëkarantinuar në shtëpi, nga ballkonet dhe dritaret kanë duartrokitur heronjtë e heshtur që janë vendosur përballë virusit duke i falenderuar. Një gjest mjaft prekës dhe emocionues që zgjati për disa minuta.

Duartrokitja nga ballkonet e çdo familjeje për mjekët dhe infermierët në luftë me COVID 19 ishte një gjetje fillimisht nga vendet e tjera të prekura, mes të cilave edhe Italia, ndërsa u ndërmor edhe në Shqipëri si organizim që nisi nga rrjetet sociale. Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet nga disa zona në kryeqytet ku qytetarët shprehin mbështetjen për mjekët me duartrokitje.