Prekëse! Në karantinë, shqiptarët duartrokitje nga ballkonet për mjekët në luftë me koronavirusin (VIDEO)

TIRANE-Mjekët dhe infermierët janë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve në shtëpi. Pasditen e sotme në orën 17:30, qytetarët e Tiranës të vetëkarantinuar në shtëpi, nga ballkonet dhe dritaret kanë duartrokitur heronjtë e heshtur që janë vendosur përballë virusit duke i falenderuar. Një gjest mjaft prekës dhe emocionues që zgjati për disa minuta.

Duartrokitja nga ballkonet e çdo familjeje për mjekët dhe infermierët në luftë me COVID 19 ishte një gjetje fillimisht nga vendet e tjera të prekura, mes të cilave edhe Italia, ndërsa u ndërmor edhe në Shqipëri si organizim që nisi nga rrjetet sociale. Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet nga disa zona në kryeqytet ku qytetarët shprehin mbështetjen për mjekët me duartrokitje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stej: 14/03/2020 20:41

    Shume mire por popull kopjac jemi!

    Përgjigju
  • $$$$$$: 14/03/2020 18:59

    Shum turp doktorrat duhen rrahur jo duartrokitur ..me parat e te semureve kan bler nga 5 apartamente..

    Përgjigju
    • Mjeku /Leku: 14/03/2020 21:55

      Me mire ti kishim hedh na i 500 leksh, se ajo i motivon. Kopjojme Italine e cila edhe shqipetaret i kuron falas, nderkohe ketu paguajme sigurime e paguajme nen dore per nje sherbim skandaloz. Padyshim nuk eshte vec faji i mjekve. Te pergjegjsmhit kane ikur tashme. Tschüss

    • Lui: 14/03/2020 20:47

      Ka nga ata qe marrin e nga ata qe nuk marrin. Por nje gje eshte e sigurte, jemi ne qe i kemi mesuar ne ate menyre. Kam qene vete ne nje rast ne konsultore qe cova gocen. Prinderit perpara meje pashe qe i dhane nga dy mije leke infermiere dhe 5 mije doktoreshes. Sigurisht une nuk i dhashe asgje. Dhe ne fund mora te njejtin sherbim. Dhe sa per rrogen, vertete eshte e ulet, por kaq eshte jeta ne Shqiperi dhe te ulet e kane te gjithe. Dhe nuk mund te jete justifikim rroga e ulet, sepse rroga dihet qe para se te fillosh pune. Dhe eshte shume e ulet qe te justifikohesh se ke rrogen e ulet. Gjths per mendimin tim, rrogat me te mira duhet te marrin arsimtaret, pastaj mjeket dhe gjykates e prokuror, dhe pastaj te tjeret me rradhe me poshte..

    • Turi: 14/03/2020 20:11

      Eshte kollaj te flasesh ne pergjithsi. Abuzime ka, por nuk mund ti fusesh te gjithe ne nje thes. Ka me qindra mjek sot ne sistemin shqiptar qe nuk kane futur as 5 leke me shume sec i takon ne xhep. Dhe mos harro qe ne shtetin tone te mjere, mjeket, te cilet kudo ne boten e zhvilluar jane elita e shoqerise, ne Shqiperi kane paga dhe kushte pune skandaloze.

    • euro: 14/03/2020 20:07

      o kafshe...ke pare ne bote ti nji mjek qe banon me qira?ti nuk e di se cbehet sot ne spitale.esht si me qene ne nje reaktor berthamor me mushama shiu o legen.kur te jete koha qe ka kaluar kjo gje shko e plasja ne surrat kete e denoncoje por jo sot o maskara se shum bukur mund te marin raport qe jane semure e te rrine larg rrezikut por jane aty per tu sherbyer njerezve dhe si puna jot.kam hallen infermjere ne durres dhe nji shok doktorr ne fjer dhe une e di cfar po kalojne ata e po te them qe nuk meritoni doktorra dhe infermjere te tille tipa si puna jote halla ime po paguan kestet e bankes me sakrifica per te patur hyrjen ku jeton kurse shoku im doktorr ne fjer esht te shtepija e prinderve qe jane ne greqi jo se nuk mund te bleje nje te veten por i perdor parate per te shijuar jeten sa me mire.

  • Boti: 14/03/2020 18:44

    Sa te filloje normaliteti do fillojne te na shajne..hipokrizi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore