Premier League e futbollit në Angli vijon me raundin e 37-të, ose të parafundit të sezonit 2024-25. Në "Amex Stadium" vendasit e Brighton mposhtën 3-2 Liverpoolin, për të surprizuar kështu kampionët e sapokurorëzuar të Premier League.
Përballja nisi mirë për miqtë e Slot që kaluan në epërsi me Elliott pas vetëm nëntë minutave lojë. Ishte Bradley Conor që pasi "shpërtheu" nga krahu i djathtë i dha një pasim shokut të tij që nuk mund të gabonte nga pranë portës. Në të 32 minutë Ayari barazoi për 1-1 pas asistit të shqiptarit Brajan Gruda. Ndërkohë në shtesën e parë një diagonale e fortë nga Szoboszlai përfundoi në rrjetë, me Liverpool që e mbylli në avantazhin 1-2 fraksionin e parë.
Edhe pjesa e dytë nisi me disa raste për kampionët e Anglisë, por Salah gaboi nga pranë portës dhe në një moment përfundoi vetë në rrjetë, duke dërguar sferën jashtë katërkëndëshit.
Kaq u desh që Brighton "të ndizej" dhe të barazonte me Mitoma në minutën e 69-të, pas një veprimi të bukur në zonë. Pesë minuta nga fundi i përballjes tifozët festuan golin e Hinsheluood që i dha Brighton tri pikë të plota.
Një javë nga fundi i sezonit Brighton mban vendin e tetë dhe në këtë pozitë do e "vulosë" këtë kampionat, pasi është shtatë pikë pas Notingham që shkon në Evropë. Nga ana tjetër kampionët e Liverpool kanë grumbulluar 83 pikë.
Këtë të martë Premier League mbyll raundin e 37-të me dy përballje. Duke nisur nga ora 21:00 Crystal Palace pret Wolves, ndërsa Manchester City kërkon tri pikët në shtëpi kundër Bournemouth, në garën për vendin në Champions League. Me 65 pikë "Qytetarët" ndodhen në pozitën e gjashtë dhe një fitore sot do i katapultonte në vendin e tretë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
53.3%
-
Jo
40.9%
-
Jam i/e dyzuar
5.8%
Vota total: 2474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Liverpooli fitore me shije Championsi, goli i Mac Allister në limite mposht Nottinghamin
23 Shkurt, 12:04
-
GOLAT/ Arsenali 'shkërmoq' 1-4 Tottenhamin dhe mbetet në krye të Premier League, Liverpoolit i mjafton goli i Mac Allister në minutën e 90+7
23 Shkurt, 11:59
-
Atalanta fitore për 'Champions', Napoli mbetet mbrapa! Liverpool 3 pikë të rëndësishme jashtë fushe
22 Shkurt, 16:45
-
Alarm në Kombëtare, Armando Broja dëmtohet sërish! E konfirmon trajneri i Burnleyt: Do jetë jashtë për disa javë
20 Shkurt, 09:10
-
GOLAT/ Wolves 'kafshojnë' Arsenalin, barazimi 2-2 në limite rihap garën për titullin kampion në Premier League
19 Shkurt, 09:48
-
Zyrtare/ Igor Tudor është trajneri i Tottenhamit, zë vendin e Thomas Frank
14 Shkurt, 13:22
-
VIDEO/ Grushta e shkelma brenda avionit që ishte nisur nga Turqia drejt Mancesterit, sherri detyron pilotët të bëjnë ulje emergjente në Bruksel
13 Shkurt, 17:01
-
Armando Broja humbet terren te Burnley, trajneri Scott Parker tregon arsyen përse nuk e grumbulloi në Premier League
13 Shkurt, 13:00
-
VIDEO/ Kapiteni van Dijk nderon Liverpoolin, të kuqtë fitojnë 0-1 kundër Sunderlandit
12 Shkurt, 11:52
-
VIDEO/ Manchester City i afrohet kryesuesve të Arsenalit, 'Qytetarët' mposhtin 3-0 Fulhamin
12 Shkurt, 11:51
-
GOLAT/ Man. City likuidon Fulhamin në Premier League, Nottinghami shkarkon trajnerin! Liverpooli rikthehet te fitorja, 'zhduket' Armando Broja
12 Shkurt, 11:44
-
Premier League/ Man. United ndalet pas katër fitoreve, West Ham e barazon 1-1! Chelsea hap fals në shtëpi, Tottenham shkarkon trajnerin
11 Shkurt, 10:51