ANGLI - Premier League zhvilloi këtë të dielë katër nga ndeshjet e raundit të 23-të. Arsenali kryesues u mposht 2-3 nga Man. United, duke bërë që gara për titullin kampion të mbetet e hapur. Tri pikë siguruan Chelsea, Aston Villa dhe Nottingham.
Në "Emirates" kryesuesit e Arsenalit u mposhtën 2-3 me përmbysje nga Manchester United. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për "Djajtë e Kuq", që pasi mposhtën Man. Cityn në derbi, e bëjnë edhe kundër kryesuesve të Premier League. Me Michael Carrick në stol, United duket me një tjetër fytyrë. Paçka se Arsenali kaloi në avantazh me autogolin e Lisandro Martinez, United u përgjigj me Mbeumo dhe Dorgu për të përmbysur rezultatin në 1-2. Mikel Merino barazoi përkohësisht shifrat nga zhvillimet e një këndoreje, por Mathues Cunha tre minuta para fundit shënoi golin e fitores për United duke i dhënë të tijve tri pikë që i ngjisin në pozitën e katërt të renditjes.
Në "Selhurst Park" të Londrës, vendasit e Crystal Palace u mposhtën 1-3 nga Chelsea. Estevao kaloi "Blutë" në epërsi pas 34 minutave lojë, para se Joao Pedro dhe Enzo (11 m) të dërgonin rezultatin në 0-3. Palace u kujtua vonë dhe shkurtoi shifrat me Richards pas 88 minutave lojë.
Po në Londër, Brentford u mposht 0-2 nga Nottingham me golat e Igor Jesus dhe Awoniyi. Në "St. James' Park" Newcastle u mund 0-2 nga surpriza Aston Villa. Miqtë nga Birminghami shënuan me Buendia dhe Watkins për vendin e tretë në Premier League.
Pas raundit të 23-të, Arsenali prin tabelën me 50 pikë, katër më shumë se Man. City dhe Aston Villa. Pas tyre Man. United me 38 pikë.
Premier League, raundi 23-të:
E diel, 25 janar 2026
Brentford 0-2 Nottingham
Crystal Palace 1-3 Chelsea
Newcastle 0-2 Aston Villa
17:30 Arsenal 2-3 Manchester United
Renditja:

Komente